ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

DOKUMENTI/ Lista e tatimeve dhe gjoba e parë ndaj biznesit në Tiranën e vitit 1945…(emrat)

Në një faksimile të publikuar në rrjet tregohet një listë e taksave të para ndaj bizneseve në Tiranë në vitin 1945. Në atë kohë Shteti komunist në vitet e para të pasluftës vendosi një taksë të re të quajtur ‘tatimi i jashtëzakonshëm i luftës;.

Loading...

Kjo taksë vendosej sipas klasave të shoqërisë që kishin biznese. Në foton e publikuar shihet tabela ku në të janë afishuar pagesat e tatimeve.

“Për efekt të nenit 10 të ligjit të Tatimit të Jashtëzakonshëm për Fitimet e luftës, shpallet më poshtë lista ‘NR.1’ e cila përmbledh emrat e 46 bashkëdhënësve të taksuar deri sot nga Komisioni për Tatimin e Jashtëzakonshëm të Fitimeve të Luftës për Prefekturën e Tiranës.” thuhet në shpjegimin e shpalljes. Ndërsa në fund shpjegohej se ndaj një biznesi do të aplikohet edhe sanksioni baras me 1/5 e tatimeve të vërtetuara për mos paraitjen e deklaratës brenda afatit të caktuar.

“Me Vendim të veçantë, në mbështetje të nenit 15, firmës Thanas Sheko ^ bijt i aplikohet Sanksioni i paraparë me nji mbi taksë baras me 1/5 e tatimeve të vërtetuara për mos paraqitjen e deklaratës brenda afatit të caktuar” “Komiteti ekzekutiv i KESH. NAC. CLIR. Te prefektures Tiranes’ “Seksioni Financiar” shkruhet në shpalljen e vitit 1945.

Ndërkohë që nga ajo periudhë e errët për vendin tonë gjërat kanë ndryshuar, megjithatë bizneset edhe tani kanë tendencë që të fshehin të ardhurat dhe të mos u nënshtrohen taksave e tatimeve. Së fundmi qeveria aktuale po ndërmerr një aksion anti-infomralitet në të gjithë vendin ku janë bllokuar e gjobitur shumë biznese.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.