Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

DOKUMENTI/ “Liria e medias në rrezik, ndërhyni…!”, PD informon ndërkombëtarët…

ShkodraWeb 4 years ago

Opozita vë alarmin ndërkombëtar për lirinë e medias në Shqipëri. Partia Demokratike iu ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për t’iu ardhur në ndihmë mediave. Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka dalë sot para mediave ku deklaroi se gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm dhe ka numëruar rastet e fundit të gazetarëve të lënduar.

Sipas saj, Rama i është sulur medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për korrupsionin, të blejë heshtjen e mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krmin. Vokshi ka publikuar dhe letrën dërguar kreut të OSBE-së në Tiranë Bernd Boschardt dhe përfaqësuesit të OSBE për lirinë e medias Harlem Desir.

DEKLARATË ALBANA VOKSHI

Pak minuta më parë “Reporterët pa kufij” shprehën në mënyrë të përsëritur shqetësimin për plagosjen nga policia të dy gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, ku mijëra demonstrues i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.

Kjo është një thirrje e përsëritur e Reporterëve pa Kufij për Edi Ramën, por deri tani kryeministri i votave të vjedhura dhe më i korruptuari në Europë, nuk ka dënuar asnjë rast të pengimit të gazetarëve apo keqtrajtimin dhe lëndimin e tyre nga vartësit e tij.

Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm.

Nën modelin e dhunës që Rama përcon cdo ditë ndaj mediave dhe gazetarëve, Kryebashkiakë socialistë, oficerë policie, punonjës sigurie kanë kërcënuar me arrestime, varje në litar dhe kanë goditur deri në gjakosje gazetarë dhe fotoreporterë në detyrë. Arsyeja e vetme e dhunës: pengimi për informimin e publikut për protestat e opozitës, korrupsionin dhe abuzimet e qeverisjes së Ramës.

Eliza Gjediku, gazetare e Tema TV, pati probleme serioze shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital për shkak të gazit helmues, të përdorur në masë nga policia në protestën e opozitës, të shtunën.

Fotografi Arben Dajçi, u godit me sende të forta në kokë nga policia, ndërkohë që po fotografonte momente nga protesta e opozitës së datës 13 prill.

Një grup gazetarësh dhe fotoreporterësh u sulmuan me gaz helmues dhe ujë me presion, ndërsa ishin në detyrë, duke ua pamundësuar raportimin për protestën e opozitës para parlamentit.

Nikollë Lesi, i gazetës “Koha Jonë” u pengua dhe u dhunua nga policët, ndërsa po shkonte në protestën e opozitës së datës 13 prill.

Erion Skëndaj, gazetari i përkushtuar i News24, u godit dhe u largua me forcë nga policia, ndërkohë që po raportonte live protësten e opozitës më 28 mars.

Alice Taylor, gazetare britanike, iu mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, megjithëse shtatzanë, për shkak të raportimit ndërkombëtar të protestave të opozitës.

Forcat policore kërcënuan me arrestim gazetaren e News24 Dorjana Bezat dhe e penguan atë të raportonte live shkatërrimin antiligjor dhe sulmin me gaz brenda shtëpive të 38 familjeve te Bregu i Lumit.

Gazetari i “Fiks Fare” u kërcënua me “varje në litar” nga Kryebashkiaku socialist i Pukës, për investigimin e pushimit nga puna për motive politike të një nëne me 4 fëmijë.

Gazetari Renaldo Salianji u shty me forcë nga truproja e Prokurores së Përkohshme Arta Marku, në kohën kur ai ishte në detyrë në pasqyrimin e një aktiviteti në Kryesinë e Kuvendit.

Avokati i Popullit, ka kritikuar ashpër dhunën e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve me përdorimin në masë të gazit lotsjellës. “Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë, ku liria e shtypit është vënë në dyshim”, thuhet në raportin paraprak të Institucionit.

Rama i është sulur medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për korrupsionin, të blejë heshtjen e mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krimin.

Për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, që kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të dalë në protestë bashkë me qytetarët, kemi vënë në dijeni të gjithë organizmat ndërkombëtare.

Partia Demokratike u kërkon këtyre institucioneve, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, OSBE-së, Keshillit të Europës, Komisionit te Helsinkit të Kongresit amerikan, Human Right Ëatch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij që të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Qeverisë të ndalin dhunën ndaj gazetarëve dhe mediave!

Pa gazetarë të lirë nuk ka demokraci!

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë.

Continue Reading

LAJM PARA: KRIZA POLITIKA/ “Nuk ka komunikim…”, flet nënkryetari i PD Paloka: Kanë lëvizur disa personalitete ndërkombëtare…
LAJM PAS: Vizat nga Holanda, reagon nr. 2 i PD: S’ka nevojë për mirënjohje për Berishën e Bashën, ngrihuni të mos kthehemi në ditët e zeza

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

3 hours ago
“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

14 hours ago
“Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem
  • Aktualitet

“Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

23 hours ago

TË FUNDIT

  • Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 23 mars 2023…

TË FUNDIT

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • Aktualitet

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…

1 hour ago
FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

3 hours ago
FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • Aktualitet

FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.