DOKUMENTI – Kryeministri “tradhëton” Vlorën, do të jetë deputet i Durrësit në Kuvendin e ri në shtator…

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë më deputet i Qarkut të Vlorës. Vendimin e ka marrë vetë ai pasi ka patur mundësi të zgjedhë në mes mandatit të fituar në Vlorë dhe atij të fituar në Durrës, dy qarqet ku ai kandidoi me 25 prill 2021. Kreu i qeverisë ka njoftuar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Celibashi për vendimin e marrë.

Sipas listës së Qarkut Vlorë, do të jetë Tuta Ramaj që do të fitojë mandatin e deputetit të lënë nga kryeministri. Nëse do të kishte hequr dorë nga mandati i fituar në Durrës, përsëri Rama do të zëvendësohej nga një grua, Ana Dhamo.

ShkodraWeb Channel