
Ditën e djeshme, përmes publikimeve në faqen zyrtare në Facebook, kryebashkiakja Ademi bëri me dije se ka bërë kallzim penal ndaj Policisë për mosreagim në mbrojtje të institucioneve, pas sulmit të një grupi adoleshentësh në përfundim të protestës për ekzekutimin e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Ditën e sotme, është burë publik edhe dokumenti, i cili është depozituar në prokurori nga Ademi, në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës.
Po sot, është publikuar edhe një screenshot i thirrjeve telefonike, që Ademi ka bërë në drejtim të sallës operative të Policisë, numrit 129 duke kërkuar ndërhyrjen për parandalimin e akteve që ndodhën më pas. Sipas asaj që është bërë publike, dallohen dy thirrje në distancë kohore tre minuta. Duhet thënë se ndërhyrja e policisë ka qenë mjaft me vonbesë, pasi grupi i adoleshentëve dëmtpoi selinë e PS- së.