DOKUMENTI – KLGJ letër Dvoranit, i jep argumentet juridike për largimin si antar i Gjykatës së Lartë…

Këshilli i Lartë Gjyqësor në argumentimin e vendimit për përfundimin e detyrës së Ardian Dvoranit thotë se prania e tij në situatën aktuale nuk do të ndikonte punën e gjykatës ndërsa thekson se mandati i tij ka përfunduar që në vitin 2014.

Në shkresën e KLGJ-së drejtuar Ardian Dvoranit, thuhet se asnjë nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk e zëvendeson nominalisht Dvoranin, por secili prej tyre është emëruar për një mandat 9-vjeçar.


Në situatën kur të tre po ushtrojnë detyrën dhe kur edhe për vendin e katërt nga juristët e spikatur ka nisur procedura e plotësimit, KLGJ argumenton se kjo pa asnjë mëdyshje çon në përfundimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

KLGJ vlerëson se prania e gjyqtarit të katërt në Gjykatën e Lartë nga juristët e spikatur, kur tre të tjerë janë emëruar nuk sjell dhe as garanton funksionimin normal të kësaj gjykate në lidhje me gjykimin e çështjeve nga trupa 5-anëtarëshe apo në Kolegje të Bashkuara. Po ashtu, sipas KLGj, prania e gjyqtarit të katërt nuk sjell dhe as garanton funksionim të shtuar të kësaj gjykate në raport me praninë e vetëm tre gjyqtarëve.

Në përfundim të shkresës, KLGJ i jep një jave kohë Dvoranit, sipas ligjit, për të shprehur interesin e tij me shkrim ne në Këshill për t’u emëruar si gjyqtar në një Gjykatë Apeli.

KLIKONI KËTU PËR TË LEXUAR TË PLOTË LETRËN E KLGJ- së PËR ARDIAN DVORANIN

 ABCOM ║ VODAFONE