Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

DOKUMENTI – Këshilltari bashkiak i PD- së zyrtare propozime për qarkullimin rrugor në Shkodër kryebashkiakut Benet Beci

ShkodraWeb 19 October, 2023
imeldi skoli qarkullimi rrugor shkoder 2023
Ditën e sotme dorëzuam në Bashkinë Shkodër një propozim lidhje me masat e qarkullimit rrugor të ndërmarra për menaxhimin e trafikut në Qytetin e Shkodrës. Ftoj Bashkinë Shkodër të ndërmarrë veprimet konktrete dhe të bëjë transparente kërkesat e parashtruara.

Memo: Problematika e qarkullimit rrugor dhe menaxhimi i trafikut në Qytetin e Shkodrës
Datë: 19/10/2023
Drejtuar: Kryetarit të Bashkisë Shkodër Z. Benet Beci
Nga: Imeldi Sokoli Këshilltar i Këshillit Bashkiak Shkodër.
Lënda: Propozim për ndryshimet e qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut në Qytetin e Shkodrës.

Një ndër problemet të më dukshme që aktualisht ndikon në jetën e banorëve të qytetit është trafiku i rënduar dhe kjo evidentohet me shtimin e kohës së qendrimit në trafik apo bllokime të akseve rrugore. Këto probleme vërehen kryesisht gjatë sezonit të verës kur numri i makinave dhe i përdoruesve rritet në mënyrë eskponenciale.

Problemet e trafikut janë edivente edhe gjatë periudhave të tjera kohore, zakonisht gjatë mëngjesit dhe drekës.

Si masa urgjente për zbutjen e kësaj problematike në kuadër edhe të sezonit turistik, institucioni që ju drejtoni ka ndërmarrë një sërë masash që konsistojnë në investimet në korsi biçikletash dhe ndryshime të flukseve të qarkullimit rrugor (kthim të rrugeve me sens unik), në rastin e Bulevardit Zogu i I-rë dhe Rrugëve Daut Boriçi e Pogej. Nga evidentimet në terren vërehet që kjo zgjidhje zonale (qarkullimi me sens unik) ka sjellë problematika të shumta në aspektin e qarkullimit.

 Së pari në akset rrugore me sens unik në praktikë nuk është nuk kane sjellë nje përmirësim të aksesit rrugor për shkak të parkimeve të makinave në korsitë aktive për lëvizje, kjo sjellë në të shumtën e rasteve bllokim dhe rritjen në kohë të levizjes dhe tregon që situata nuk menaxhohet dot edhe nga instancat shtetërore që kanë në kompetencë qarkullimin rrugor.

 Së dyti ky lloj instrumenti ka impakt negativ në biznesin e zones sepse akses I kushtezuar ne rrugë do te thoteakses I kushtezuar ne biznesin e zones.

 Së treti gjatë sezonit turistik kjo nderhyrje ka rrezultuar e gabuar për vetë faktin se ky ndryshim kontribon në përmirësim të aksesit në zonë por që problemi trafikut ka efekt ‘domino” që çon në ashpërsimin e këtij fenomeni në pikën tjetër pasaardhëse të qarkullimit që në këtë rast është hyja e qytetit e cila ka qënë nyja kryesore problematike e trafikut gjatë sezonit turistik.

Sa i përket investimeve në korsi biçikletash këto lloj investimesh janë të mirëpritura për qytetaret por që këto investime duhet të jenë të integruara me të gjithë aksin rrugor, pra këto ndërhyrje nënkuptojnë rehabilitim dhe transformit të të gjithë aksit rrugor në mënyrë që të kenë efekt afatgjatë duke mos cënuar flukset e tjera të levizjes apo përdoruesit e tjerë (në rastin më të shpeshtë parkimet).

Në këtë kuadër propozojmë:

• Rikthimin e akseve me sens unik në akse me dy sense lëvizjeje duke marrë parasysh që ky vendim ka patur impakt negativ në bizneset e zonës duke parë edhe menyren jo korrekte të ndërmarrjes së këtij vendimi. Aktualisht ky vendim eshte jo koherent duke patur parasysh dhe kalimin e gjendjes së “emergjencës” sa i perket flukseve te sezonit turistik. Nje vnedim i tillë për të marrë trajtë permanente duhet te konsultohet me publikun duke lënë një diskutim të hapur teknik në kuadër të Planit të Levizjes së Qendrueshme të Qytetit.

• Të bëhet transparent plani kohor i afateve për hartimin e Planit të Levizshmërisë së Qendrushme të Qytetit i cili duhet të transformojë në mënyrë rrënjësore lëvizshmërinë dhe duhet të përfshijë patjetër:

1. Çështjen e vendodhjes së terminalit multimodal të qytetit,
2. Transportin publik,
3. Lëvizjen në këmbë,
4. Lëvizjen ne biçikleta,
5. Aksesin për grupet e disavantazhuara,
6. Parkimet publike dhe private,
7. Lëvizshmërinë në zonat muzeale,
8. Lëvizshmërinë në zonat tregtare
9. Zbutjen e hospoteve të trafikut sipas rastit dhe evindecave.
10. Dhënien përparësi në buxhet për implementimin e këtij plani me indikatorë të matshëm.

Në këtë kuadër, ftojmë institucionin e bashkisë të ndërmarrë vendime transparente duke bërë publike qasjen e saj në mënyrë që të përfaqësojë interesin publik në favor të qytetarëve dhe të gjithë grupeve të interesit në qytet, duke i dhënë prioritet kësaj problematike. /Publikuar në Facebook nga Imeldi SOKOLI, këshilltar bashkiak i Shkodrës nga PD- ja zyrtare/

393660780_7330651690278228_2381915546314865473_n
394245270_7330651636944900_5338173143484895983_n
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – “Rifillon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit”, Benet Beci: U vendos të ndërhyhet me shpërthime…
Artikull pas: EMRI – Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 38- vjeçari shqiptar, ja çfarë i gjeti në makinë policia italiane…

TË FUNDIT

zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave 13 July, 2025
  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
minuta fundit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.