
Bashkia e Shkodrës i ka kthyer përgjigje në rrugë zyrtare shkresore, biznesmenit Almiro Gurakuqi në lidhje me pretendimet që ai ka hedhur për ankandin e Vllanzisë në një konferencë për shtyp në Shkodër. Në shkresën e bërë publike nga Bashkia e Shkodrës, janë të parashtruara të gjitha shkeljet që ai ka bërë gjatë procesit të ankandit ndërkohë që janë sqaruara edhe kriteret që janë dashur të plotësohen për të qenë pjesë e ankandit të Vllaznisë.
Në dokumentin që mban firmën e kryebashkiakes Voltana Ademi, shkruhet: “Në lidhje me kërkesën për anullimin e procedurës së ankandit në këtë fazë Autoritetit Shitës- Bashkia Shkodër, kjo kërkesë rezulton e pabazuar në ligj dhe prova e pa argumentuar nga ana juaj. Ju nuk keni paraqitur qoftë edhe një shkelje ligjore nga ato që përbëjnë shkak ligjor për anullimin e procedurës përvec faktit që subjekti ofertues pranon me dijeni dhe ndërgjegje të plotë mangësitë në dokumentacionin dhe përmbushjen e kritereve ligjore.
Ankesa e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomike, Almiro Gurakuqi person fizik dhe Carpathia Shpk, nuk qëndron dhe në këto kushte nuk merret parasysh”, citohet në dokumentin prej 9 faqesh që Bashkia e Shkodrës i dërguar biznesmenit Almiro Gurakuqi i cili ishte një prej kandidateve për të privatizuar KF Vllaznia sha.
KLIKONI KËTU PËR TË LEXUAR TË PLOTË PËRGJIGJEN E BASHKISË SHKODËR PËR ALMIRO GURAKUQIN




