Bashkia e Shkodrës ka dërguar një tjetër shkresë pranë Komisionit të Prokurimit Publik lidhur me ankandin për shitjen e aksioneve të KF Vllaznia sh.a. Shkresa që mban datën 6 prill 2021, i kërkon këtij enti të marrë një vendim përfundimtar për këtë çeshtje, teksa kanë kaluar të gjitha afatet ligjore.
Bashkia e Shkodrës kërkon specifikisht heqjen e pezullimit dhe lejimin e autoritetit shitës, Bashkia Shkodër, për vijimin e procedurës së ankandit publik me objekt “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a. në masën 100%.
Siç dihet, pas ankimimit të një subjekti për kriteret e vendosura për pjesëmarrjen në tender, KPP vendosi pezullimin e procedurës së ankandit deri në një vendimmarrje përfundimtare, e cila dari tani nuk ka ndodhur edhe pse duket se kanë kaluar të gjith afatet ligjore. Më poshtë, dokumenti i Bashkisë Shkodër drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik. /ShkodraWeb Media/