Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme në seancën gjyqësore ku pritet ti jepet madati, kandidatit fitues të PS, Nure Belba. Rira i është drejtuar me një letër Gjykatës së Elbasanit, ku mes të tjerash ajo kërkon të jetë e pranishme në seancën gjyqësore, pasi sipas saj kandidati tjetër është shpallur fitues në një proces gjyqësor, që siç e thekson ajo është i paligjshmë.
“Ky proces i paligjshëm e bën mandatin e tij automatikisht të paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të vërtetohet nga ana e gjykatës si kryetar bashkie“, shkruan Rira ndër të tjera në letër.