Prokuroria e Krimeve të Rënda çon për gjykim dosjen ndaj shtatë të arrestuarve për gjobëvënie ndaj tregtarëve në Shkodër.
Të pandehurit vinin gjoba 1000 deri në 3000 lekë tregtarëve për t’i ruajtur dyqanet në tregun e Shkodrës. Ne kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e grupit të gjobëvënësve mes tyre dhe Muhamet Lici i konsideruar kreu i grupit. Grupi i gjobëvënësve përbëhej nga shtatë persona, Muhamet Lici, Abedin Bajraktari, Denis Skutina, G.S., Besmir Domnori, Gëzim Vajushi dhe Fatmir Dibra. /shqiptarja.com/