DOKUMENTI/ “Do ndërhyjnë anglo-amerikanët, do anulojnë zgjedhjet e do lirojnë të burgosurit…”

Ndër praktikat më të zakonta të punës në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste, duke nisur nga vitet e para të regjimit e deri në shembjen e diktaturës ishte informimi mbi gjithçka thuhej e veprohej në popull, nëpër ndërmarrje shtetërore, administratatë, institucione, kooperative, kampe internimi e sidomos në burgje. Përgjimi bëhej kryesisht përmes rrjetës së spiunazhit të ngritur në çdo sektor të jetës në diktaturë. Në vazhdën e këtyre përgjimeve përfshiheshin edhe fjalët që njerëzit thonin mes tyre si parashikime, komente, etj.

Në dhjetor të vitit 1946, ishin mbledhur thënie e komente të njerëzve në gjithë Shqipërinë, por edhe brenda ndër burgje. Mes shumë dokumenteve mbi këto thënie veçojmë për publikim në arkivën tonë online Kujto.al, këtë dokument të shkurtër ku renditen në formë alarmante komentet e disa të burgosurve politikë. Dokumenti thotë:

“Kanë përhapur parulla më burg duke thënë se : Qeveria anglo-amerikane i ka dërguar një notë Shqipërisë me këto fjalë:

Anullimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit.

Formimin e një qeverie kualicioni.

Zgjedhje të reja dhe të lira

Lirimi i të burgosurve.

Halo Kuci, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni, Bilal Nivica dhe Zenel Prodani bisedojnë se zbarkimi nga Anglo-Amerikanët në Shqipëri është i paevitueshëm.”

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

HISTORI SHQIPTARE/ Njërin djalë u përcollën në banesën e fundit, djali tjetër me probleme psikologjike- familja nuk ka para për…

Fatkeqësi...

KQZ emëron edhe 6 deputetë nga listat e “opozitës”, akoma asnjë devijim nga lista e PD dhe LSI në qarkun Shkodër…

Komisioni...

NDODH EDHE KËSHTU/ Al Bano në “listën e zezë” të Ukrainës: Ka simpati të mes tij dhe presidentit Putin të Rusisë…

Ministria...

Close