Skip to content
12 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI – Censusi i popullsisë, Kisha Katolike në Shqipëri fton besimtarët e saj të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare

ShkodraWeb 17 September, 2023
konferenca ipeshkvnore shqiptare 2023

Të dashur besimtarë katolikë,

Me anë të këtij komunikimi dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se me datë 18 shtator 2023 do të nisë censi (regjistrimi) i popullsisë dhe i banesave nga ana e INSTAT-it (Insitutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë) në të gjithë vendin, i cili rregullohet nga Ligji 140/2020. Ai është një proces që shihet si i nevojshëm për të kuptuar më mirë situatën shoqërore dhe ekonomike në të cilën gjendet popullsia e një vendi në momentin aktual.

Në bazë të ligjit (Ligji 140/2020, neni 5, pika 1), të gjithë janë të detyruar t’i përgjigjen pyetësorit të hartuar për këtë qëllim nga INSTAT-i. Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit.

Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull Informacion individual.

Detyrimi i përgjithshëm për t’u përgjigjur rreth atyre pyetjeve ka edhe opsionin: “Unë preferoj të mos përgjigjem”, pasi është një e drejtë e secilit (Ligji 140/2020, neni 4, pika 2) që në lirinë e tij, pyetjeve të atilla t’ju përgjigjet edhe duke zgjedhur opsionin e lartpërmendur. Ne si ipeshkvij jemi të bindur se një besimtar njihet nga frytet e jetës së tij (Lk 6, 44) dhe jo vetëm nga një pohim rreth përkatësisë së tij fetare.

Megjithatë, pa dashur të cënojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi dhe duan t’ju përgjigjen pyetjeve që:

Për pyetjen 168 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:
A praktikon ose i përket një feje ose një besimi të caktuar? Të shënoni “Po”.

Për pyetjen 169 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:
Cila është feja që ndjek ose i përket? Të shënoni “I krishterë – katolik”

Duke ju uruar çdo të mirë, ju përshëndesim përzemërsisht.
Në Krishtin,

+ Angelo Massafra o.f.m.
Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult
President i KISH-it

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: OPINION – Adriatik Lapaj si “shpresa e fundit” apo “prova e radhës” në këtë vend eksperimentesh…
Artikull pasardhës: NGA HARRIS MURANA – Unë kam vendosur të bëj protagonistin bir, kam frikë të të këshilloj të më ngjash!

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane 12 March, 2026
  • VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit… 12 March, 2026
  • STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë… 12 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të ri, ja kur pritet të mblidhet sërish Bordi i Administrimit i UNISHK… 11 March, 2026
  • FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik… 11 March, 2026
  • VIDEO – “Situata po shkon drejt gjakderdhjes”, banorët e Baks- Rrjoll sërish protestë para SPAK, nxjerrin emrat… 11 March, 2026
  • Humb jetën në rrugë në lagjen Kiras 52- vjeçari, një zjarr përfshin ndërtesën dykatëshe në Rrenc… 11 March, 2026
  • DOSSIER – Vrasjet nga shteti komunist në kufirin Shqipëri-Mali i Zi ende pa drejtësi… 11 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 mars 2026… 11 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.