ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

DOKUMENTI/ “Braho dha dënim kapital, sot kanoset nga…”, Tufa publikon dokumentin: S’është i denjë për keqardhje e për të jetuar…

Drejtori i ISSK-së, Agron Tufa ka bërë publik një dokument, përmes të cilit hedh akuza të forta mbi deputetin socialist Spartak Braho, ndërsa shkruan se në kohën e komunizmit, ai ka dhënë dënim kapital për një person. Në një postim në rrjete sociale Tufa e quan deputetin socialist “gjyqtari i Kolgjit Ushtarak të PPSH” dhe si një person që “ushtronte drejtësinë enveriste”. Dokumenti i publikuar, jep edhe arsyet se përse personi i dënuar me kapital, nuk duhej të jetonte.

Loading...

Postimi i plotë dhe dokumenti:

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:

a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;

b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.