
Një mjediset e Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ka përfunduar mbledhjen Bordi i Administrimit të kësaj IAL- je. Në rendin e ditës, ishte shqyrtimi i ankimimit administrativ pranë këtij Bordi nga njëra prej kandidateve në garën për administrator të UNISHK, Kozeta Jana (Marku).
Bëhet me dije se mbledhja ka vijuar disa orë, teksa në sallë ishin 5 anëtarë të BA- së teksa online, janë dy të tjerë. Kandidatja në garë Kozeta Jana kishte paraqitur ankimim administrativ per vendimmarrjen e Bordit të Administrimit, duke kërkuar pavlefshmëri absolute, siç mund ta lexoni të plotë në ankimimin që ka siguruar ShkodraWeb.
Pas shqyrtimit të ankimimimit të Kozeta Jana, BA ka dalë me një vendim për rrëzimin e tij, me rezultatin 4-1. I hapet rruga kështu emërimit të administratorit të zgjedhur Mark Molla në këtë detyrë.






