DOKUMENTI – Baton Haxhiu lë pas 11 viteve Klan Kosovën për të hapur media me 100 lekë në Shqipëri, “i vjedh” emrin Postës Shqiptare

Baton Haxhiu, gazetari i njohur kosovar dhe me nënshtetësi shqiptare, ka lënë Klan Kosovën, televiyion që e themeloi në vitin 2009. Haxhiu mësohet se do të nisë një aventurë tjetër, sërish mediatike, por këtë herë në Tiranë. Sipas asaj çfarë kontstatohet të QKB, Haxhiu ka themeluar me 10 janar 2020 një kompani mediatike të quajtur “Albanian Post”, në formën e SHPK-së, ku është pronar i vetëm të kapitalit, me vlerë fillestare të deklaruar vetëm 100 lekë të reja apo 1 mijë të vjetra.


Momenti i lëvizjes së Haxhiut dhe spostimi i tij me aktivitet në Shqipëri, mund të ngjallë mjaft diskutime e aludime. Ai prej vitesh njihet si “king maker” dhe nga 2013-a është këshilltari i kryeministrit Edi Rama, natyrisht dhe një nga mbrojtësit më të flaktë publik të tij. Në të njëjtën kohë, ai është një kritik i përhershëm, i rregullt dhe jo në pak raste i ashpër, i opozitës dhe drejtuesve të saj. Sidomos “e vështirë” mund të konsiderohet marrëdhënie e tij publike me ish- kryeministrin Rama.

Ndërkohë Baton Haxhiu nuk është “lodhur” shumë për të gjetur emrin e medias së re që do të iniciojë. E themeluar me 10 janar dhe e regjistruar në QKR me 15 janar, media e tij “Albanian Post”, është emërtesa të anglisht e “Posta Shqiptare”. Me një kërkim të thjeshtë në internet e konstaton këtë fakt por në QKR, emërtesa në anglisht e Posta Shqiptare sh.a. nuk është e regjistruar. Nuk është e qartë nëse do të hapet një tjetër diskutim apo debat në kuadër të “brandy”-t sië më herët në fakt ka ndodhur në mes Albtelecom dhe Telekom Albania.

Pavarësisht kësaj, një gjë është e sigurtë: Baton haxhiu nuk do ta ketë aspak të vështirë të ngrejë një media të mirë dhe me ndikim në Shqipëri e sipas gjasave, në Kosovë e përtej. Arsyet janë lehtësisht të kuptueshme. /ShkodraWeb Media/