ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

DOKUMENTI/ Bashkia Shkodër kërkesë KQZ-së: Dekreti i presidentit anuloi zgjedhjet, lironi ambjentet e KZAZ-ve dhe QV-ve…

Zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar me dekret të Presidentit të Republikës, prandaj lironi ambjentet e vëna në dispozicion nga Bashkia Shkodër për KZAZ-të dhe Qendrat e Votimit (QV). Është kjo kërkesa që Bashkia Shkodër u ka nisur KZAZ-ve Nr. 2,4,5 në territorin e saj. Në një shkresë zyrtare, që për dijeni i drejtohet për dijeni edhe Presidentit, Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, KQZ-së dhe Prefektit të Shkodrës, Bashkia Shkodër kërkon edhe heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të afishuara në QV-të.

Ndërkohë, për KZAZ-në nr. 3, që ndodhet në mjediset e palestrës së shkollës “Ismail Qemali”, Bashkia Shkodër njofton Universitetin e Shkodrës që është pronare e ndërtesës dhe që ia ka dhënë në përdorim Bashkisë Shkodër, se mund ta kalojë në shfrytëzim të nevojave të tij pasi nuk do të përdoret për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

 

 

 

 

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.