Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI – 30 prilli afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të PDSH, dënimi për “Babalen” pengon Salianjin

ShkodraWeb 29 April, 2026
berisha salianji 2026

Një udhëzim i mbajtur sekret deri më tani nga Partia Demokratike mbi garën e 23 majit për kryetarin e ri, i lë afat deri të enjten e 30 në orën 12:00 çdo rivali të Sali Berishës për të dorëzuar dokumentet e kandidimit përballë tij.

Berisha e ka konfirmuar kandidimin e teksa ai ka fluturuar drejt Zagrebit në një samit, terrenin e ka përgatitur për të lënë jashtë garës emrin më të përfolur për të qenë rivali i tij: Ervin Salianjin.

Në udhëzimin e PD, janë përcaktuar kriteret që duhet të ketë kandidati për kreun e PD, ku krahas kontributit politik, bie në sy edhe fakti që ndalohet kandidimi i personave që kanë mbi supe një vendim të formës së prerë, që në fakt e ka edhe Ervin Salianji.

Ai që dikur quhej dënim politik nga lidershipi demokrat, tashmë është karta më e fortë që përdoret kundër Salianjit për ta ndaluar të kandidojë.

Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë:

-Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjecar në Partinë Demokratike;
-Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike,
-Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike

Më herët PD e kishte paralajmëruar moslejimin e Salianjit për të kandiduar duke thënë se si i vetëpërjashtuar, ai nuk është më anëtar partie, e për këtë arsye nuk mund të jetë pretendent për numrin 1 të opozitës.

Por, pavarësisht shanseve thuajse zero për t’u legjitimuar në garë, është mësuar se Salianji do të dorëzojë nesër në selinë e PD dokumentet e kandidimit.

Ndërkohë PD ka afruar edhe datën e organizimit të Kuvendit Kombëtar. Vetëm 1 javë pas zgjedhjeve për kryetar, Kuvendi do të zgjedhë këshillin e ri kombëtar dhe do të miratojë ndryshime në statutin e PD.

1777467736_WhatsAppImage20260429at14.52.341
1777467736_WhatsAppImage20260429at14.51.591

Post navigation

Previous: Arrestohet 43- vjeçari nga Shelqeti, Apeli i GJKKO e kishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim…
Next: VIDEO – Ekzekutimi i çiftit Mujeci, gjendet makina e dytë e përdorur në atentat, brenda saj dokumenta…

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.