Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

Mbrëmjen e të mërkurës, mediave iu shpërnda një dokument, “Deklaratë publike” e Asamblesë së Fakultetit të Drejtësisë së UNISHK në lidhje me përplasjen fizike mes sekretares mësimore të Fakultetit të Drejtësisë me një studente. Siç mund ta konstatoni edhe më poshtë në dokument, kërkohet largimi i menjëhershëm nga puna e sekretares M.H., duke mbështetur edhe propozimin e Dekanatit për Rektoratin, i datës 04.06.2026, ditën kur ndodhi ngjarja.

Siç thuhet edhe në deklaratën e Asamblesë së Fakultatit të Drejtësisë, propozimi i Dekanatit për Rektoratin, është bërë ditën e ngjarjes. Pra, qartazi, asnjë nga palët në konflikt, sekretarja mësimore dhe studentja e diplomuar, nuk janë thirrur për tu dëgjuar në versionet e tyre. Është parimi elementar i praktikave juridike dhe për një Fakultet Drejtësie, është një neglizhencë jo e vogël. Çdokush ka të drejtë të dëgjohet përpara se të jetë subjekt i një vendimmarrje të mundshme që ka të bëjë me të.

Ndryshe nga Dekanati, Rektorati e ka zbatuar këtë praktikë elementare juridike, duke thirrur dhe dëgjuar dy palët në konflikt. Siç mund ta shikoni edhe më poshtë, në dokumentin e siguruar nga ShkodraWeb, vetëm pas kësaj procedure, është arritur në një vendimmarrje për sekretaren mësimore, “vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra”. Ndërkohë, studentja e diplomuar eshte pritur në zyre nga Rektori, në prani të gazetares së emisionit STOP, siç tregojne edhe pamjet tanimë publike.

urdher sekretare fd 1
urdher sekretare fd 2

Sekretarja mësimore M.H., nuk ka patur asnjë masë të asnjë lloji paraprakisht, dhe në këto raste, masa duhet të jetë proporcionale me shkeljen e kryer. Nga ana tjetër, Prokuroria ka nisur procedurat hetimore për ngjarjen, pasi një nga palët ka bërë edhe kallëzim. Paralelisht, palët kanë komunikuar mes tyre dhe por ecet drejt pajtimit.

Parimi tjetër që natyrisht, në Fakultetin e Drejtësisë, duhet ta njohin është “secili konsiderohet i pafajshëm deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë”. Jo më kot ka disa gjendje gjyqësore që nisin “në hetim”, “i pandehur”, “i paditur”, “i paraburgosur”, “i burgosur” etj. Këtë pedagogët e Fakultetit Juridik, si specialistë të kësaj fushe, duhet ta dinë mirë. Nëse organet e drejtësisë, do të kenë një vendimmarrje, pas saj, mund të shqyrtohet një masë tjetër administrative për sekretaren mësimore të Fakultetit të Drejtësisë. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…
Next: “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.