DOKUMENTET – Mbetën jashtë komisioneve parlamentare, deputetët e LSI- së kërkesë Nikollës për përfshirje…

Deputetët e LSI-së, Petrit Vasili, Agron Çela dhe Erisa Xhixho kanë bërë kërkesë që të bëhen pjesë e komisioneve parlamentare duke qenë se ende nuk i janë bashkuar një grupi parlamentar.

Janë bërë publike kërkesat e tre deputetëve ku më konkretisht, Petrit Vasili ka kërkuar që të jetë anëtar i Komisionit për Punën, Çështjet sociale dhe Shëndetësinë si dhe zëvendësues pranë Komisionit për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Agron Çela ka kërkuar që të jetë anëtar pranë Komisionit për Sigurinë Kombëtare ndërsa Erisa Xhixho kërkon që të jetë anëtare e Komisionit për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisionit për Integrimin Europian si dhe zëvendësuese pranë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit për Publikun.

Në të njëjtën kohë, deputetët e LSI-së kërkojnë që të jenë pjesë e delegacioneve të përhershme në organizatat ndërkombëtare, nënkomisione dhe në grupet e miqësisë.

Ndërkohë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka preferuar që të jetë pjesë e asnjë prej komisioneve parlamentare.

ShkodraWeb Channel

Open

Close