DOKUMENTET – Ja se si Rama po u mbledh ID- të prindërve të nxënësve në mënyrë antiligjore…

Skandaloze dhe e pështirë mënyra se si Rilindja shfrytëzon cdo hallkë të administratës publike për të siguruar numrin identifikues të qytetarëve (ID). Shënjestër, përvec administratës publlike po bëhen edhe prindërit e nxënësve.


Me preteksin e pandemisë, po u mblidhen të dhënat personale prindërve, sic është ID dhe ditëlindja. Natyrisht jo të gjithë prindërit kanë vëmendjen tek kjo kërkesë tinëzare, që vjen përmes mësuesve, drejtorisë së shkollës, drejtorisë arsimore e ministrisë së arsimit. Shqetësimi i prindërve është siguria dhe ecuria shëndetësore e arsimore e fëmijëve, në kushtet e Covid-19, me vështirësitë që u sjell përshtatja e orareve me turne, ndërsa halli i Edi Ramës është se si të sigurojë vota me cdo kusht dhe një nga mënyrat e abuzimit të denoncuara në zgjedhjet e organizuara nga Rama, ka qenë përmes marrjes së ID-ve.

Shikoni se si në një format vetëdeklarimi online për gjendjen shëndetësore të fëmijës e familjes, prindit i kërkohet numri i identifikimit. Përse? A do zhduket ai prind, fëmija e të cilit vjen cdo ditë në shkollë? Dhe nuk mjafton.

Nëse do ketë prindër që do e shmangin dhënien e këtij informacioni, vjen kërkesa tjetër për ta, tashmë si dokument i printuar. Dokumenti sic shkruhet është “mbi njohjen dhe zbatimin e rregullores së posacme (protokollit) gjatë zhvillimit të procesit mësimor-edukativ në kushtet e pandemisë Covid-19”. Pra që prindi të konfirmojë se është njohur me protokollin anti-Covid-19, duhet të japë numrin identifikues (ID)!!!!!

Një mënyrë kaq e trashë dhe e paturp për të mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat personale, që mund të shfrytëzohen për vjedhjen e zgjedhjeve, tregon se sa i pashpresë ndihet Edi Rama përballë mllefit qytetar, i akumuluar në 7 vitet e regjimit të tij. I ka lexuar drejt shqiptarët: ata mezi po presin që ta shporrin dhe numërimi mbrapsht për 25 prillin ka nisur! /Nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD-së/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania