Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

DOKUMENTET/ “Fakte që lidhin avokatin e Ramës me kompaninë që siguron Rinasin….”

ShkodraWeb 4 years ago

Grabitja e ar.matosur dhe e përsëritur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas.

Me këtë kompani, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport.

Avokati i Edi Ramës, Eno Bushi, gënjeu dje, kur deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit të Rinasit. Ai tha se kishte pasur aksione në një kompani me emër të ngjashëm, ICTS ALBANIA- INTEGRATED SERVICES dhe se ngatërresa ndaj tij është e qëllimshme, e motivuar politikisht.

Të gjithë e dimë se gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra dhe synojnë të mbulojnë të vërtetën.

E vërteta numër 1 është se kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.

1. Të dyja kompanitë kanë një pronar ICTS EUROPE.

2. Të dyja kompanitë, njëra e themeluar në shkurt 2005, tjetra në Mars 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person. Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, shtetasi grek autorizon si një nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, Eno Bushin.

3. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin person që firmos për pagesa mbi 50 mijë apo luan rolin e Administratorit, Aldi Meloholli.

4. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë

5. Të dyja, kompanitë kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë, në 2011-ën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Edil-al, shkalla 1, ap 9.3.

6. Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në shkurt 2013, duke kaluar nga hollandezët tek francezët. Në këtë kohë, avokati i Edi Ramës bëhet pronar me 25 përqind të aksioneve, në kompaninë me pronare vendimmarrëse përgjegjësen për sigurinë e Rinasit.

7. Të dyja kompanitë, në Korrik 2014, kanë një adresë të re, të njëjtën adresë: Qendra Alpas, godina 146, hyrja 2.

Të gjitha këto janë fakte që e lidhin avokatin e Edi Ramës me kompaninë që merr rreth 2 milionë euro çdo vit për sigurinë e aeroportit të Rinasit.

E vërteta numër 2 është se qeveria hesht prej tre ditësh dhe nuk përmend si bashkë përgjegjëse për grabitjen në Rinas kompaninë, që lidhet direkt me avokatin e Edi Ramës.

E vërteta numër 3 është se kompania që duhet të siguronte Rinasin është në biznes me qeverinë e Edi Ramës dhe ka marrë tenderat e sigurisë në çdo pikë strategjike të vendit.

E vërteta numër 4 është se kompania ICTS Albania operon në Shqipëri që prej 2005-ës, por siguria kombëtare u cenua 2 herë brenda aeroportit të Rinasit gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Një herë në 2016-ën, kur Sandër Lleshi drejtonte Bordin e Aviacionit Civil që duhet të mbikëqyrte përmbushjen e kushteve nga kompania dhe, tani, kur Sandër Lleshi është Ministër i Brendshëm.

E vërteta numër 5 është se qeveria e Edi Ramës nuk e lufton dot krimin, sepse pushteti i saj buron nga blerja e votave nëpërmjet krimit. Largimi i tij është emergjencë kombëtare! /Deklaratë e PD-së, lexuar nga nënkryetari Edi Paloka/

Më poshtë, mund të klikoni për të parë Ekstraktet nga Qendra Kombëtare e Bisnesit për dy kompanitë.

ICTS-Albania-Integrated-Services-shpk_Ekstrakt-Historik_11.04.2019-1 ICTS-Albania-shpk_Ekstrakt-Historik_11.04.2019-1

ICTS-Albania-shpk_Ekstrakt-Historik_11.04.2019-1

Continue Reading

LAJM PARA: SKANDALI/ Vetëm pas tre ditëve policia sekuestron provën e rëndësishme të grabitjes së Rinasit…(foto)
LAJM PAS: FOTOLAJM/ 24 orë para protestës së opozitës, nis rrethimi i Kryeministrisë- 1300 policë do të garantojnë sigurinë…

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

7 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

10 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

14 hours ago

TË FUNDIT

  • “Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë, u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit
  • “Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

7 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

10 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

11 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.