Ditën e sotme, u publikuan dokumente, sipas të cilave nga viti 2001, Ura e Bunës rezulton e vendosur mbi një shesh dhe jo mbi lumin që i jep emrin edhe urës.
Pas këtyre informacioneve, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Kadastrës së Shkodrës. Përmes disa rreshtave, të cilët i shoqëron edhe me dokumente, drejtorja e Kadastrës Lela Berdica shkruan:
“Sipas verifikimeve rezulton qe ne sistemin elektronik te regjistrimit te pasurive eshte e regjistruar Ura e Bunes me nr pasueriet 1853 Zk 8591, gjithashtu dhe Lumi Buna rezulton i regjistruar me nr pasuriet 19204 Zk8591. Kartela e publikuar eshte kartela manuale e regjistruar qe ne vitin 2001, me baze te VKM-se me numer 782/2020 pika 31, specifikon qe nuk punohet më me hartat dhe volumet (regjistrat) manual, pra te vjeter, por vetem ne sistemin digjital.
Faleminderit!
Lela Berdica, Drejtoreshe e Kadastres Shkoder”, përfundon sqarimi, i cili iu shpërnda mediave ditën e sotme nga drejtorja e Kadastrës Shkodër Lela Berdica.