Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

DOKUMENTET – Çfarë po ndodh me Hospital One në Shkodër, mëse 330 milion lekë humbje për dy vite…?!

ShkodraWeb 3 October, 2024
hospital one shkoder faliment

Në ShkodraWeb vijon të ketë sinjalizime lidhur me mosfunksionimin e Hospital One, një investim privat ky që presupozohej të ofronte sherbime spitalore bashkëkohore, të munguara për të gjithë rajonin e Veriut. Të shumtë janë ata që pohojnë se, me përjashtim të disa sherbimeve stomatologjike, Hospital One nuk ofron sherbime të tjera. Pak a shumë, një klinikë dentare ndërsa është licensuar për “Sherbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjike”, siç mund ta konstatoni edhe më poshtë.

Ndërkohë, një mjek, me 30 shtator 2024, ora 11.22,  ka kontaktuar me ShkodraWeb përmes telefonit, duke pohuar se Hospital One vijon ofrimin e sherbimeve, ashtu siç kishte premtuar. Lidhur me mosfunksionimin e numrit 022 800 000, vënë në dispozicion për pacientët e mundshëm, mjeku thotë se është problem i kompanisë celulare që ofron këtë sherbim për Hospital One. Ndërkohë, përmes një komunikimi tjetër, i njëjti mjek është shprehur se brenda ditës së martë, 1 tetor 2024, do të kishte një reagim zyrtar nga kompania mëmë në Londër e Hospital One. Deri në këtë moment, 3 tetor 2024, nuk ka patur asnjë komunikim.

ÇFARË PREMTONTE HOSPITAL ONE ME 1 MARS 2024

Ndërkohë, ka dyshime serioze se Hospital One në Shkodër, mund të ketë falimentuar! ShkodraWeb ka siguruar dokumentet zyrtare nga vetë ky spital, ku rezulton me humbje shumë të mëdha financiare për dy vitet ushtrimore 2022 dhe 2023. Nga sa konstatohet nga këto dokumente, për dy vite radhazi janë depozituar pasqyra financiare me humbje, një total prej mëse 330 mijë euro për dy vitet e mësipërme.

Sipas dokumenteve, të cilat mund ti shikoni më poshtë, për vitin 2022, humbjet e Hospital One në Shkodër, janë në rendin e 180 milionë lekëve të vjetra. Këto humbje janë pranuar nga Andi Pepaj, i cili rezulton si ortak i vetëm i kësaj SHPK- je, me kompani mëmë me qendër në Londër të Mbretësisë së Bashkuar.

As edhe viti ushtrimor 2023, nuk ka shkuar aq mirë sa mendohej, edhe pse ka një përmirësim në humbje krahasuar me vitin pararadhës. Sipas vendimit të Asamblesë së Ortakut të vetëm, humbjet kalojnë nivelin e 151 milionëve të vjetër. Në total, në dy vite ushtrimore, humbjet arrijnë nivelin e mbi 330 milionë lekëve të vjetra. Me gjasë, kjo është arsyeja e mbylljes së Hospital One në Shkodër, i cili mbase mund të konsiderohet i falimentuar ose në prag falimentimi.

Nëse është kështu, është një lajm i keq për Shkodrën e Veriun sepse Hospital One ofronte sherbime shumë të vlefshme për qytetarët, duke i kursyer rrugën drejt Tiranës dhe reduktuar shpenzimet. Po ashtu, në jo pak raste, ky spital ofronte ekzaminime falas për qytetarët. Një temë që mbase duhet diskutuar, lidhet me “fatin” e të punësuarve. Ndërsa homologu i këtij spitali One Hospital në Maqedoni, në faqen zyrtare prezantonte 36 mjekë të specialiteteve të ndryshme, nuk është e qartë sa është ky numër për Hospital One në Shkodër dhe çfarë do të ndodhë me ta.

Për vetë misionin që ky institucion i rëndësishëm dhe me ambicje, duhej të përmbushte për Shkodrën dhe Veriun, mbase duhet të ketë ndërhyrje apo edhe mbështetje nga Ministria e Shendetësisë, institucione të tjera shtetërore apo private të Shqipërisë. Është një investim kolosal, i cili rrezikon të dalë jashtë funksionit, ndërsa pritej të ishte një vlerë e shtuar në sistemin shendetësor në Shkodër e më gjërë.

andi pepaj edi rama londer 2025
andi pepaj edi rama londeer 2025

Nga një vëzhgim i shpejtë në rrjetet sociale, konstatohet edhe njohja e afërt e pronarëve të këtij spitali me kryeministrin Rama, me të cilin ka edhe foto të një takimi në Londër në 2015- ën por edhe një takim në Tiranë me ish- ministren për Mbështetjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, sot deputete e Shkodrës. Nënvizojmë se ky informacion është në përgjigje të interesit apo shqetësimit të qytetarëve për mungesën e sherbimeve në Hospital One në Shkodër. Vazhdojmë të jemi të hapur për çdo reagim të mundshëm nga Hospital One apo edhe kompania mëmë me qendër në Londër.

P.S. Ndërkohë, pas publikimit të këtij informacioni, ShkodraWeb është kontaktuar nga mjeku me të cilin ka komunikuar dhe ka thënë se nuk do të japë asnjë sqarim për këtë çeshtje pasi shkrimi nuk ka asnjë vlerë për Hospital One ose ka vlerë zero. Duke i falenderuar për sqarimin e munguar për këtë shqetësim, i sigurojmë se do të vazhdojmë të jemi zëdhënës të opinionit publik për këtë çeshtje e çeshtje të tjera të mundshme që përbëjnë interes publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Kryeministri Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, zyra e shtypit e qeverisë jep informacion…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Tonin Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Shqipërisë

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.