Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTET – Ardiatik Lapaj rrezikon marrjen e mandatit si deputet, punëtori i ndërtimit në listë refuzon…

ShkodraWeb 10 July, 2025
Adriatik-lapajsdgdfgdf

Teksa ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë deputeti i vetëm i Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kuvendin e Shqipërisë, telashe të reja kanë dalë përballë liderit të kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj.

Zeqir Kordhoni, daja i bashkëthemeluesit të lëvizjes Endri Shabani dhe i renditur i nënti në listën e mbyllur të Tiranës, ndonëse në fillim kishte firmosur dorëheqjen, duket se është penduar dhe kërkon të rishqyrtojë vendimin e tij.

Përmes një letre drejtuar kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Kordhoni është prezantuar si deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe ka kërkuar një kopje të dorëheqjes së firmosur më parë në emrin e tij.

“I nderuar z. Celibashi, unë jam Zeqir Kordhoni, deputet i partisë ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Kam mësuar se kjo parti ka dërguar një letër dorëheqjeje në emër tim. Dua të kërkoj një kopje të kësaj letre. Me respekt, Zeqir Kordhoni.”

Nëse Kordhoni nuk e dorëzon dorëheqjen zyrtarisht në KQZ, atëherë Adriatik Lapaj do të detyrohej të çonte në Kuvend njërin nga tetë emrat e tjerë në listën e mbyllur të Tiranës.

Sipas informacioneve, Lapaj dhe Shabani kishin vendosur para zgjedhjeve që lista e mbyllur të përbëhej nga persona të cilët do të jepnin dorëheqjen, për t’u hapur rrugë emrave më të votuar në listën e hapur. Më i votuari në listën e hapur rezulton vetë Adriatik Lapaj. Megjithatë, ai është përballë një dileme për shkak të një premtimi të dhënë gjatë fushatës: se nëse koalicioni do të merrte vetëm një mandat, nuk do të ishte ai që do të shkonte në Parlament.

Nga njëra anë, Lapaj ndjen presionin e anëtarëve të lëvizjes që i kërkojnë të marrë mandatin, ndërsa nga ana tjetër është përballë fjalës së dhënë. Në CV-në e dorëzuar pranë KQZ-së, Zeqir Kordhoni deklaron se është invalid dhe përfitues i skemës KEMP.

Post navigation

Previous: Kryeministri Edi Rama i jep kapiten Arben Anamalit vlerësimin e lartë “Dëshmor i Atdheut”….
Next: VIDEO – “Pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Benet Beci publikon pamjet pas pastrimit…

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.