
Pesë ditë më parë Alban Xhaferi është bërë zyrtarisht pronar i vetëm dhe president i KF Vllaznia sh.a. Ai ka likujduar shumën 637.500.000 lekë të vjetra për të marrë në zotërim 100% të aksioneve.
Me 3 shkurt 2022, Alban Xhaferi si përfaqësues i dy kompanive që fituan ankandin për blerjen e 100% të aksioneve të KF Vllaznia sh.a. dhe Voltana Ademi kryetare e Bashkisë së Shkodrës, pronare e 100% të aksioneve të KF Vllazni sh.a., kanë përfunduar procedurën duke zyrtarizuar në favor të Bashkisë Shkodër të shumës së sipërpërmendur.
ShkodraWeb ka siguruar të gjitha dokumentet e këtij transaksioni, duke nisur me kontratën në mes kompanive të Alban Xhaferit dhe Bashkisë Shkodër për blerjen e aksioneve të KF Vllaznia sh.a., në mbyllje të procesit të ankandit.
Kontrata mes palëve, e nëshkruar para noterit në mes Voltana Ademit dhe Alban Xhaferit, mban datën 7 shtator 2021. Të gjitha këto dokumente janë depozituar në QKB me 4 shkurt 2022, duke reflektuar ndryshimet tek Këshilli Mbikqyrës dhe administratori ligjor i KF Vllaznia sh.a., i cili do të jetë Alban Xhaferi.
Nga 3 shkurti për KF Vllaznia sh.a. ka nisur një etapë e re, tashme “de facto” dhe “de jure” pronë e një bisnesmeni, siç është Alban Xhaferi. Bashkia nuk ka më snjë përqindje pronësie dhe asnjë kompetencë tek klubi kuqeblu.
ShkodraWeb i uron suksese në këtë sipërmarrje si president dhe pronar i KF Vllaznia sh.a. Alban Xheferin. Më poshtë, mund të gjeni të gjitha dokumentet që lidhen me kalimin e pronësisë dhe administimit nga Bashkia Shkodër tek Alban Xhaferi.
DEKLARATA E PAGESËS 637.500.00 NGA ALBAN XHAFERI PËR BASHKINË SHKODËR
KONTRATË SHITJE E AKSIONEVE TË KF VLLAZNIA SHA NGA BASHKIA TEK ALBAN XHAFERI







