Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTET – Aktorja Rudina Dembacaj i futet biznesit, licencohet për prodhim energjie përmes erës në Pukë

ShkodraWeb 20 October, 2023
dembacaj mark frroku 1

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi në mes të kësaj jave një mori lejesh ndërtimi, ndër të cilat ishin të paktën edhe tre kulla të reja pranë qendrës së Tiranës, si edhe të tjera, kryesisht në zonën bregdetare të Jugut të vendit.

Aktorja Rudina Dembacaj, pas lidhjes që krijoi me ish- deputetin Mark Frroku, është shndërruar në biznesmene duke përfituar një leje ndërtimi për park eolik në Pukë.

Në njoftimin e KKT-së thuhet se u miratua “Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike eolike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në zonën e Kçirës, Bashkia Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dembacaj 2020” sh.p.k”.

394202263_10223250820686432_8770171375700942531_n
394247129_10223250820646431_4795873563163619626_n

Shoqëria “Dembacaj 2020” është krijuar në qershor të vitit 2020 dhe është në pronësi 100 përqind të aktores Rudina Dembacaj. Objekti i kompanisë është “veprimtari në fushën e ndërtimit të përgjithshëm….etj.”

Një vit pas krijimit të saj, më konkretisht në Maj të vitit 2021, Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku firmosi “miratimin paraprak” për projektin e Dembacajt për ndërtimin e një impianti gjenerues të energjisë elektrike eolike.

Tashmë, projekti i miratuar paraprakisht nga Balluku, mori edhe firmën e kryeministrit Edi Ramës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit.

393720749_10223250821166444_5654149297120598410_n

Të njëjtin rrugëtim ka kryer edhe shoqëria “A.M-L” shpk, në pronësi të bashkëshortit të Dembacajt, ish-deputetit Mark Frroku.

Këshilli i Rregullimit të Territorit, ka miratuar në të njëjtën ditë, “Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë të energjisë elektrike eolike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në zonën e Kçirës, Bashkia Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.M-L Group” sh.p.k”.

Shoqëria përfituese e lejes është në pronësi të Mark Frrokut dhe me administratore Rudina Dembacaj.

Projekti i kompanisë së Frrokut është miratuar paraprakisht nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin impiant gjenerues, pasi aplikimi, miratimi paraprak dhe leja e ndërtimit për projektet e “Dembacaj 2020” dhe “A.M-L” shpk, janë kryer njëkohësisht.

Por, duke mbajtur në konsideratë se këto projekte janë pika më vete në vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit, atëherë mund të konsiderohet se janë dy objekte të ndryshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 27- vjeçari nga Fushé Arrëzi, ishte shpallur në kerkim për kultivim kanabisi…
Artikull pasardhës: VIDEO – Bashkia Shkodër vijon pastrimin e territorit, i rikthehet sërish Rrethinave, njësia më problematike…

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.