Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

DOKUMENTE – “81 vjeçari gënjen në çdo gjë që thotë”, drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër, jep të vertetën e tij

ShkodraWeb 3 years ago

Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër Fatjon Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e 81 vjeçarit Bardhok Gega i cili ka deklaruar se e kanë detyruar që të kapërcejë murin dhe të largohet gjatë muajit prill.

Drejtori Hoxha thotë se i moshuari është larguar në maj dhe jo në prill duke kapërcyer murin dhe se është rikthyer pas dy orësh dhe jo të nesërmen duke i izoluar brenda institucionit sipas rregullave. Për të gjitha këto drejtori Hoxha tregon dokumentet përkatëse.

Pas dy ditësh nga qëndrimi si i izoluar Bardhok Gega ka kërkuar leje për të shkuar tek një i afërm i tij dhe atje ka qëndruar për 10 ditë ndërsa kur është kthyer ka bërë tamponin dhe pasi ka dalë negative është lejuar që të futet sërish.

Në datën 1 korrik të këtij viti i moshuari Bardhok Gega përmes një deklarate të firmosur nga vetë ai ka kërkuar një largim të përhershëm nga shtëpia e të moshuarve në Shkodër duke e firmosur me dëshirën e tij.

Drejtori Hoxha sqaron edhe çështjen e 40% të pensionit duke thënë se nuk është e vërtetë që institucioni e ka mbajtur pasi disponon dokumentin që vërteton se e ka tërhequr atë pjesë të pensionit.

Të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër vijojnë të jenë të izoluar që nga dita e parë e pandemisë dhe për arsye sigurie nuk lejohet që të dalin jashtë derisa ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale të marrë një vendim tjetër.

Bardhok Gega nuk është një personazh i panjohur për mediat. Në ditët e para të tetorit 2018, pak pasi u përurua me bujë rikonstruksioni i Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër nga ministrja Manastirliu dhe deputeti Ditmir Bushati, Gega iu referua media si shembull që të moshuarit zgjedhin “përkujdesjen shtetërore” për pleqërinë.

Asokohe, Bardhok Gega tregonte se ishte dëshira e tij të qendronte në azil, edhe kundër vullnetit të tre djemve të tij që ishin në emigracion. Ai vetë ishte kthyer pas 12 viteve nga emigracioni pasi u sëmur. Mbeti i pastrehë në Tiranë, por zgjodhi Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër për të kaluar vitet e fundit të jetës. Ai madje deklaronte se minimalisht dy orë në ditë i bën jashtë institucion duke bërë ecje sepse e ndihmon për shëndetin dhe se azili pas rikonstruksionit ofronte kushte optimale.

Pyetja që mund të ngrihet tashmë, është e thjeshtë: Çfarë ka ndodhur nga tetori 2018 deri në maj 2020, kur 81 vjeçari Bardhok Gega u kthye nga personazh pozitiv në negativ… /ShkodraWeb Media/

Continue Reading

LAJM PARA: Tre jetë të humbura dhe 121 raste të reja pozitive me Covid- 19, Ministria e Shendetësisë thirrje për kujdes…
LAJM PAS: Vllaznisë “i humb goli”, tjetër barazim pa gola në miqësoren e rradhës…

TË FUNDIT

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

6 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

4 hours ago

TË FUNDIT

  • “Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë

TË FUNDIT

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

6 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

4 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.