
Bashkia Shkodër kishte njoftuar gjatë ditës së sotme, në faqen e vet zyrtare në Facebook për një zjarrëfikëse dhuratë nga Skocia. Në fakt, lajm i mirë për shkak të amortizimit të tejskajshëm të shumë mjeteve zjarrëfikëse por edhe për shkak të pamundësisë financiare të Bashkisë për të blerë mjete që kanë çmime shumë të shtrenjta.
E në vend që të kishte njëfarë soj kënaqësie edhe publike apo në rastin më të keq- heshtje nga inati, nisën akuzat për zvarritje të ardhjes së mjetit zjarrëfikës sepse “nuk paskan dashur të paguajnë 4500 euro të transportit” nga Skocia në Shkodër. Ddhe siç është bërë e modës këto kohë, kush sulmohet do thoni ju? E kush tjetër, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi! Ajo nuk paska dashur që zjarrëfikësja të vijë në Shkodër dhe paska zvarritur punët. Mirëpo, jetojmë në kohën kur informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës. Më poshtë keni disa dokumente, nuk po i përkthejmë absolutisht për të ruajtur origjinalitetin. Vetëm pak sqarime teknike: Keni një screenshot e-maili, i pari që ka mbërritur në Bashkinë e Shkodrës për këtë çështje. Mban datën 20 mars dhe bashkë me tekstin që ju lexoni, është një shkresë dhe një foto e zjarrëfikëses kur ndodhej në Skoci.
Më poshtë, keni faqen e fundit të marrëveshjes në mes palëve, pra dhuruesit dhe pranuesit të dhuratës: Shoqatës Skoceze dhe Bashkisë Shkodër. Mund të lexohet qartë se kur është firmosur marrëveshja dhe sa ditë kanë kaluar nga 20 marsi.
Ndërsa sot, ashtu siç ishte paralajmëruar në shkresën e parë nga Skocia, zjarrëfikësja ka mbërritur në Shkodër, bashkë me të edhe personat që do të bëjnë trajnimin profesional për përdorim efikas të mjetit. Si gjthmonë, këmbanat bien për ata që kanë veshë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!