Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

“Doktor Skënderi ishte shpresa dhe kurajoja ku kapeshim”, ndahet nga jeta mjeku i njohur shkodran, gazetarja tregon kujtimet…

ShkodraWeb 22 April, 2023
skender rrjolli

Është ndarë nga jeta ditën e sotme mjeku i njohur shkodran, Skender Rrjolli. Një nga mjekët që dhanë kontribute të jashtëzakonshme për të gjithë pacientët, doktor Rrjolli largohet nga kjo jetë në moshën 84 vjeçare.

Gazetarja Brunilda Dibra, pasi ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të doktorit, përcjell një rast konkret, nga të shumtët që del në pah përkushtimi dhe humanizmi i Skender Rrjollit.

“Kur ditën e nisë nga spitalet (jo problem shëndetësor, por çështje recetash) dhe pret një orë autobuzin e nuk duket gjëkundi. Shkon në këmbë dhe sheh zjarrfikëse në oborr të spitalit dhe shumë rrëmujë. Kryen punë dhe merr rrugën prapë në këmbë për shpi dhe sheh një lajmërim. Doktor Skënder Rrjolli është larguar nga kjo jetë.

Dhe të përmbytin kujtimet… Në adoleshencë, viti 1997 ku babai hynte e dilte në sanatorium dhe doktor Skënderi e Fadili ishin shpresa dhe kurajoja ku kapeshim. Dy heronj në sytë e mi që dhe pse ngado kishte të shtëna, grabitje apo kaos, ish sanatoriumi (Drejtoria e Policisë sot) ishin në efiçensë të plotë, sa mundësi kishte asokohe dhe në shërbim 24/7.

Shkodra kaotike ku shërbimi urban është sa herë kanë dëshirë pronarët e autobusëve, është dhe qyteti i njerëzve të jashtëzakonshëm si doktor Skënderi që shërbeu pa kërkuar asgjë në këmbim, përveç mirënjohjes. Dhe atë e pat nga shumë zemra si unë, që dhe pas shumë vitesh, kam të fiksuar në memorie të qeshurën kumbuese kur babi im plotësonte fjalëkryqin para tij, ditëve të gjata të 97-tës në sanatorium…”, shkruan gazetarja shkodrane Brunilda Dibra në profilin e saj në Facebook.

Ndërkohë, në faqen e tij zyrtare në Facebook, Spitali Rajonal i Shkodrës shkruan:

“Të trishtuar për ndarjen nga jeta të Dr. Skender Rrjolli, një mjek i përkushtuar e njeri i rrallë, që i dedikoi jetën kujdesit për pacientët e Shërbimit të Pneumologjisë. Organizues dhe themelues i këtij shërbimi ku shërbeu për më shumë se 40 vite, Dr. Skenderi gëzoi respektin dhe mirënjohjen e shumë pacientëve për përkushtimin e jashtëzakonshëm që ai kishte në përkujdesjen ditë-natë për luftën ndaj TBC.”

ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve, kolegëve dhe të njohurve të doktor Skender Rrjolli.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “I lumtur që sheshi i teatrit “Migjeni” po merr pamjen që meriton”, Bardh Spahia inspekton punimet që po vazhdojnë…
Artikull pas: Tarifat e ujit të pijshëm në Shkodër e Tiranë, “fusin në sherr” në distancë kryebashkiakët respektivë…

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.