Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Doktor, lëri djemtë e tu të shkojnë

ShkodraWeb 15 September, 2017
shkullakua
Nga Armand Shkullaku
Këtë herë, Sali Berisha nuk mund të fliste pa prodhuar një lajm. Një lajm të dukshëm dhe të bujshëm, siç ishte ai që kapën në ajër antenat mediatike, se Doktori më në fund goditi Lulzim Bashën.
Në pamje të parë dukej se kryetari historik i demokratëve zyrtarizoi, pas heshtjes sfilitëse, të gjitha hamendësimet dhe komentet që vërtiteshin rrreth idesë se Berisha ishte i pakënaqur me Bashën por nuk fliste për të mos ndikuar. Se ai ishte i dëshpëruar me listën, i lënduar për bashkëpunëtorët e tij të ekzekutuar politikisht, i prekur për mospërfilljen dhe kokëulur për tkurrjen e partisë së tij në një tespihe me 43 kokrra. Dhe, pas dy muajve e gjysëm, Berisha i dha fund misterit dhe vërtetoi me zë dhe figurë atë që prisnin të dëgjonin mijëra demokratë të zhgënjyer.
Po, ai, ish lideri maksimal, nuk ka qenë dakort me veprimet e Bashës. Se ai nuk do t’i largonte kurrë nga PD, figurat historike që kanë investuar në të. Lista nuk ishte as e tij dhe as e PD dhe pasardhësi i tij u tregua i paaftë të përballonte Edi Ramën në fushatë. Ky i fundit përfitoi nga marrëveshja, duke e paraqitur atë “si një mëshirë për një djalë të mirë si Lulzim Basha”, tha Sali Berisha.
Por lajmi i intervistës së Berishës tek Çim Peka, nuk ishte thjesht sinkronizimi i Doktorit me demokratët e zhgënjyer duke pranuar të vërtetat e dështimit të Bashës. Mes të gjitha rreshtave dhe midis fjalëve të tij dallohej qartë një shqetësim shumë më i madh. Ai i ndarjes përfundimtare, pa kthim, të Partisë Demokratike. Dhe këtu, Sali Berisha e trajtoi Lulzim Bashën, njësoj sikur tha për Ramën, me mëshirën ndaj një djali të mirë.
Mesazhi i Doktorit ngrinte kokë nga fillimi e deri në fund të intervistës, me tonet gati të përulura të një ati, se nuk duhet braktisur PD për shkak të Lulzim Bashës. Ky i fundit ka bërë gabime, madje aktë të rënda, por edhe këtë herë, për hir të historisë dhe të ardhmes së partisë, duhet toleruar. Se ata që u nxorrën jashtë PD, duhet t’i qëndrojnë investimit të tyre dhe të mos investojnë diku tjetër, pra në një parti të re se ja ku e kanë përpara shembullin e Blushit. Figurat historike të PD janë vlera në politikë, por mund t’i sigurojnë këto vlera vetëm brenda saj. “Një nga njerëzit më me eksperiencë por dhe të mençur në politikë është Ben Blushi, ku përfundoi?”, tha Berisha si paralajmërim për ish bashkëpunëtorët e tij që mund të nisin një lëvizje të re politike. E gjithë intervista ishte një thirrje ndaj tyre për të mos e hedhur hapin final të ndarjes, sepse edhe ai vetë mendon si ata, është me ata, i dënon veprimet e Bashës njësoj si ata, por në emër të investimit të përbashkët duhet negociuar me tolerancë me “djalin e mirë” që është në krye të PD.
Po përse kjo kërkesë, gati lutje e atit themelues të PD, tani kur gjithçka duket e parikuperueshme? Berisha ndoshta ka menduar se pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës me 22 korrik, cunami kundër tij do vinte duke u qetësuar, kundërshtarët në parti do të tërhiqeshin të pashpresë dhe vëmendja do të zhvendosej në përballjen e opozitës me qeverinë. Sigurisht ka qenë një iluzion i shkurtër. Skandali në votimin për Gramoz Ruçin, paraqitja për të ardhur keq e disa deputetëve në ballafaqimin me programin e qeverisë dhe vazhdimi i strategjisë së Ramës për t’a trajtuar kreun e opozitë si një “djalë të mirë” me të cilin merret vesh kurdo, kanë qenë këmbana të forta për ta shkundur Berishën nga iluzioni. Kjo PD nuk do të mund të prodhojë lajm dhe, më keq akoma, mund të mos merret seriozisht si opozitë. Lajm do vazhdojë të mbetet ajo çfarë do të ndodhë brenda saj.
Po t’i shtosh këtij shqetësimi edhe këmbënguljen e kundërshtarëve të Bashës për të vazhduar rrugëtimin e tyre politik, gjërat bëhen fare të qarta për një politikan me përvojë si Sali Berisha. Ai është i bindur se krijimi i një partie të re, që në zgjedhjet lokale të 2019, do t’a asgjesonte PD politikisht. Edhe ato pak vota që i kanë mbetur, do të ndaheshin përsëri, duke e shndërruar Ramën në një lider të gjithëpushtetshëm.
Prandaj Berisha u lutet ish bashkëpunëtorëve të tij të mbeten tek investimi i tyre. Por është shumë vonë në kohë që lutjet të bëjnë punë. Sali Berisha ose duhet të gjejë mekanizmin që investimi për të cilin flet të përfaqësohet në “pronësinë” e PD ose përndryshe duhet t’i lerë “djemtë e tij të shkojnë”. Këta të fundit nuk kanë rrugë tjetër. Vetëm një parti e re, do të ishte imponimi politikisht korrekt, për të rimarrë atë që u takon nga investimi i tyre në Partinë Demokratike. Doktori duhet të lirojë tespihet dhe t’i hedhë secilit kokrrën e tij të fatit, përfshi edhe Lulzim Bashën. /Mapo/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Grabiti kazinonen nen kercenimin e nje thike, arrestohet ne kohe rekord 30- vjecari (emri)
Artikull pasardhës: Nuk i dha parate e pensionit per alkool, 51- vjecari dhunon nenen e tij 75- vjecare

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.