Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave për makinën që i bëri deputeti i PS, Taulant Balla, që sipas të cilit lideri i opozitës e ka blerë tek Viktoria Invest, një prej kompanive që po ndërton tek Unaza e Re.
Basha ndër të tjera në përgjigjen e tij tha se makina e tij nuk ështe as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është e një durrsaku të ndershëm. “Pra makina ime është 6 vite me listë, nga kompania Mektrin o mashtrues i çertifikuar”, shtoi Basha.
“Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve.
A kuptuat gjë ju pse nuk e votojnë vettingun, ky thotë që ndërhyn në reformën në drejtësi, por kjo nuk është e vërtetë se nuk e pengon këtë reformë. Ky thotë na leni në politikë sa të ka kapë SPAK-u, por ju doni ta kapni SPAK-un. Nuk e do Balla vettingun se është i pari që e kap vettingu. Gjetët simbolin e atij që nuk e do vettingun për tu thënë shqiptarëve që jeni kundër. Sot ndahet shapi nga sheqeri, do të shikojmë se kush e do dhe kush nuk e do vettingun. Shqiptarët pas kësaj do marrin vendime të mëdha, pasi ku Parlamentar e humbi shansin për të pastruar politikën, tani u mbetet shqiptarëve ta bëjnë një gjë të tillë.
Automjeti im prej 6 vjetësh është në listë nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk ështe as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është e një durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me listë, nga kompania Mektrin o mashtrues i çertifikuar”, u shpreh ndër të tjera Basha. /PanoramA/