ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Do tu shfaqem edhe kur të hapni frigoriferin”, batuta e kryeministrit Rama në ditën e parë të vitit të ri shkollor…

Të gjithë ata që kanë lexuar sot titujt e mediave pro qeveritare, se pas ekranit, Rama do u shfaqet shqiptarëve edhe kur të hapin frigoriferin, me siguri kanë menduar se fjala është për ato familje të varfra, të cilat mallkojnë kryeministrin e radhës sa herë nuk kanë mundësi të ngopin fëmijët e tyre. Por jo, batuta është e vërtetë dhe e thënë në tjetër sens. Duke folur në inagurimin e një shkolle në Tiranë Edi Rama u premtoi të pranishmëve se nuk do të zgjatej. “…unë s’po flas më shumë akoma se ndërkohë po ju mori malli do më keni në frigorifer në vijim, së në televizor po e po”, u shpreh ai.

Në fakt, kjo është një veti e edi Ramës për të qenë autoironik për atë që e di mirë se e tallin të tjerët. Ai është i ndërgjegjshëm se ka një zaptim autokratik të kohës televizive, se i shfaqet popullit të tij në ekran me ritim e despotëve të vendeve me dikattoriale të botës. Por ndryshimi dhe ‘forca” e tij është se këtë ves, ndryshe nga tiranët autentikë dhe seriozë, Rama mundohet ta fshehë pas shallvareve, atleteve me ngjyra dhe autoironisë. Një mënyrë e mirë kjo për të bërë pak më të durueshme të padurueshmen.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.