Pas një seance maratonë, Kuvendi vendosi mbrëmjen e djeshme mos dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatës Kushtetuese për verifikim. Mazhoranca ka votuar me 65 vota pro dhe 9 kundër, ndërsa 25 votat pro të opozitës nuk kanë mundur të dërgojnë çështjen në GJK.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se në lidhje me këtë çështje do t’i drejtohen Komisionit të Venecias.
“Që nesër, si kryetare e Kuvendit do t’i drejtohem komisionit të Venecias për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, u shpreh Spiropali.