Skip to content
6 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Do të shkoj në Xhorxhia që të më arrestojnë”, Donald Trump pritet të paraqitet para autoriteteve, 200 mijë dollarë garanci financiare…

ShkodraWeb 22 August, 2023
donald trump prokurori nju jork 2023

Ish-Presidenti Trump njoftoi se do të paraqitet tek autoritetet në Xhorxhia të enjten, për çështjen gjyqësore ku ai akuzohet se planifikoi veprime të paligjshme për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

“A mund ta besoni? Do të shkoj në Atlanta, Xhorxhia, të enjten që të më ARRESTOJNË”, shkruajti zoti Trump në rrjetin e tij të mediave sociale mbrëmjen e së hënës, pak pasi u bë e ditur se garancia financiare për të është përcaktuar në shumën 200 mijë dollarë.

Ish-Presidentit Trump, të cilit i ishte vendosur afati deri të premten për t’u paraqitur, i ndalohet gjithashtu frikësimi i të akuzuarve të tjerë, dëshmitarëve, apo viktimave në kuadrin e kësaj çështjeje – përfshirë nëpërmjet mediave sociale – thuhet në marrëveshjen e firmosur nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, avokatët e zotit Trump dhe nga gjykatësi.

Ish-presidenti ka përdorur në mënyrë të përsëritur mediat sociale për të sulmuar personat e përfshirë në çështjet penale ndaj tij, ndërsa vazhdon fushatën për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai ka vepruar kështu ndaj Prokurores Willis, si dhe iu drejtua me emër të hënën Guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp – një zyrtar republikan që ka refuzuar përpjekjet për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

Marrëveshja ia ndalon ish-presidentit bërjen e “kërcënimeve direkte apo indirekte të çfarëdo natyre” ndaj dëshmitarëve apo të akuzuarve të tjerë, si dhe komunikimin në çfarëdolloj forme për faktet e çështjes së përbashkët gjyqësore, me përjashtim të komunikimit nëpërmjet avokatëve.

Garancia financiare është një shumë që të akuzuarit duhet ta paguajnë si një formë kolaterali, për t’u siguruar se do të paraqiten në gjykatë për seancat gjyqësore.

Prokurorja Willis ka përcaktuar afatin deri të premten në mesditë që ish-Presidenti Trump dhe 18 personat e akuzuar bashkë me të, të paraqiten për të bërë procedurat e regjistrimit. Prokurorja ka propozuar që ngritja e akuzave të bëhet në javën pasuese të 5 shtatorit. Ajo është shprehur se dëshiron që të akuzuarit të gjykohen në një proces gjyqësor të përbashkët, dhe se dëshiron ta paraqesë çështjen në gjykatë në marsin e vitit të kaluar, që do të shtonte kështu tensionet gjatë periudhës së kandidimit për president.

Ndër të akuzuarit janë edhe shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, avokati i zotit Trump dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, si dhe një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark, i cili ndihmoi përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet në Xhorxhia.

Akuzat në Xhorxhia vijnë vetëm dy javë pasi prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë në një çështje tjetër hetimore për një komplot të gjerë për përmbysjen e rezultatit zgjedhor. Krahas dy çështjeve gjyqësore që kanë lidhje me zgjedhjet, ish-Presidenti Trump përballet me akuza federale për marrjen dhe mbajtjen e paligjshme të dokumentave të klasifikuara, si dhe një çështje gjyqësore në shtetin e Nju Jorkut ku akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit. /VOA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nis ndërtimi i rrugës që lidh Kosovën me Veriun e Shqipërisë, kryekomunari i Gjakovës jep lajmin e mirë…
Artikull pasardhës: NGA KOLINDO VJERDHA – Edhe sa do vazhdojmë të shohim si nderohet komunizmi…?!

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi… 5 March, 2026
  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.