Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se opozita ka arritur qëllimet e saj dhe se Edi Rama ëshët tërhequr dhe po pranon dialog me PD-në.
Në studion e emisionit “Open”, Salianji theksoi se sipas tij, Rama është drejt rrëzimit, ndërsa shtoi se nuk prisnin që marshimi të rrëzonte Ramën sot, duke shtuar dhënë edhe paralajmërimin: Do të presim deri në 30 qershor dhe do shihni çfarë do të ndodhë.
“Sot Rama është i paralizuar, nuk po qeveris, interesi i tij është qeveria jo Shqipëria e tha dje, ndërsa ne kemi interes Shqipërinë!
Ne do i degjojme partneret dhe do ta ndertojme Shqiperine bashke me kontributin e tyre te cmuar, e kam thene dhe e them qe duhet te punojme me shume per ti qartesuar per situaten qe ndodhet vendi. Partneret nderkombetare ne i vleresojme dhe bashkepunojme me ta.”
Rama është drejt rrëzimit. Ne nuk prisnim që të nisnim marshimin dhe të rrëzohej Rama sot. Do të presim deri në 30 qershor dhe do shihni çfarë do të ndodhë” – deklaroi Salianji.