ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Do të nisë për çështje ditësh…”, Kulluri tregon për lëvizjen brenda PD “kundër” Bashës…

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe kriza politike në vend, janë dy çështjet kryesore që po trajtohen nga deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi dhe anëtari i Këshillit Kombëtarë të PD-së, Edvin Kulluri.

Edvin Kulluri është ndalur të flasë për një lëvizje brenda PD-së, kundër këtij lidershipi, duke theksuar se do të nisë për çështje ditësh.

Ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite. 30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para me bazën e partisë. Takimet e para me bazën e partisë. Me një qëllim, jo për të larguar Bashën dhe për të vendosur Topallin, Imamin, Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie. PD duhet të kthehet te meritokracia, përfaqësimi gara dhe ideologjia e djathtë e qartë“, tha Kulluri. /Report TV/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.