NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – “Do të jemi të detyruar të luajmë me ekipin e të rinjve”, ndërsa Vllaznia “e rritur” bójkóton stervitjen, Lici paralajmëron

Futbollistët e Vllaznisë bójkótojnë stërvitjen për shkak të pagave të pashlýera. Këtë të enjte futbollistëve u është komunikuar nga administratori Suad Lici se nuk mund të paguhen për dy muajt e qëndrimit në kárántinë (u është dhënë paga e luftës nga FSHF), por do të marrin pagat në muajt qershor dhe korrik, pasi do të shtyhet sezoni. Futbollistët, pasi u konsultuan me njëri-tjetrin, nuk e pranuan këtë propozim, duke bojkotuar stërvitjen.


“Diskutuam me futbollistët për vazhdimësinë, ua bëra të qartë që klubi nuk mund të paguajë një punë të pakrýer. Në kushte të jashtëzakonshme kanë marrë një pagë minimale të FSHF-së. Futbollistët më kërkuan që të merrnin së bashku një vendim e si duket nuk janë dakord”, sqaroi në lidhjen e drejtpërdrejtë me “FanZone” administratori Lici.

Por çfarë do të ndodhë nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët?

Nëse futbollistët do të bójkótojnë, do të jemi të detyruar të luajmë me ekipin e të rinjve. Lojtarët kanë kontratë dikush deri në fillim të qershorit e një pjesë e mirë deri më 31 maj. Në kërkuam mirëkuptim për ta shtyrë deri në fund të korrikut. Kemi pa líkuiduar vetëm muajin shkurt. Muajt mars dhe prill futbollistët t’i marrin në qershor dhe korrik, sigurisht nëse do të biem dakord. Edhe unë kam pesë muaj pa pagë dhe kjo është situatë shumë e vështirë. Ua kam bërë të qartë se për sa kohë që nuk kemi para, sepse Bashkia nuk ka miratuar, s’kemi rrugëdalje.