“Do shkojë një mushkë Leskoviku më shumë se një Mercedes G blindato”, Artan Hoxha ironi me “OFL”-në…

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të dy mushkave të ngarkuara me thasë, ndërsa ironizon Operacionin Forca e Ligjit duke i ‘sfiduar’ që ti gjejnë se kush i ka.


Ai thotë se OFL nuk ka lënë rrugë kombëtare dhe rurale pa ngritur postbllok për të sekuestruar mjetet e blinduara të kr.i.mit, ndërsa “çunat” sipas tij nxjerrin nga hauri mushkat dhe i fusin në veprim.

“ Me inisiative dhe vetveprim… OFL ska lene rruge rruge kombetare dhe rurale pa ngritur postbllok per te sekuestruar mjetet e blinduara te kr.i.mit, “cunat” nxjerrin nga hauri dhe i fusin ne veprim, mushkat.

Po tani si i behet?!Po tani si i bëhet?! Pse budalla ishte Enveri që i matrikullonte dhe mushkat edhe gomerët?!!!! Pas ’90- ës askush nuk është kujtuar ti matrikullojë kafshët e punës, hajde e zbuloje tani cilit grup kr.i.minal i përket mushka dhe si do ta deklarojë në formularin e AntiKCK…. Hajde e përballoje pazarin e mushkave, do shkojë një mushkë Leskoviku më shumë se një Mercedes G blindato….” shkruan Hoxha.