Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

“Do rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra”, Ministria e Arsimit njofton një hap pas

ShkodraWeb 3 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), që në ditën e parë pas provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ka vlerësuar me kujdes reagimet e maturantëve dhe të mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.

Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë.

Maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre.

Duke vlerësuar çdo koment apo sugjerim të dhënë në këto ditë në media apo rrjete sociale nga ekspertë të fushës, si dhe nga mësuesit, të cilët njohin nga afër programin dhe nivelin e nxënësve të tyre, i ftojmë ata që sot në një tryezë për të diskutuar konkretisht mbi cilësinë e pyetjeve të testit dhe përputhjen e tyre me programet orientuese të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ashtu siç ka garantuar QSHA-ja.

Nesër, maturantët kanë provimin e Matematikës dhe më pas atë me zgjedhje, për të cilët gjykuam dhe e shtuam orarin e provimit edhe me 30 minuta më shumë, meqenëse ata e kërkuan dhe ndjehen më mirë gjatë plotësimit të testit.

KOMSH-i i uron suksese të gjithë maturantëve në këto provime, dhe është i gatshëm për të mirëpritur dhe adresuar çdo shqetësim të tyre. /Njoftim për mediat i Ministrisë së Arsimit/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Vazhdon përparimin pandemia, 57 raste të reja në 24 orët e fundit në vend…
LAJM PAS: VIDEO – “Provimet kombëtare nuk iu penalizojnë”, Besa Shahini mesazh maturantëve: Një stër-politizim i skajshëm…

TË FUNDIT

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • Aktualitet

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion

17 mins ago
EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • Aktualitet

EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…

55 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit

2 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

TË FUNDIT

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • Aktualitet

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion

17 mins ago
EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • Aktualitet

EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…

55 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit

2 hours ago
EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.