“Do më bësh dhe mua foto, se tani s’kam më asnjë”, kërkesa prekëse e 10-vjeçarit nga Thumana për gazetarin…

Gazetari Enrik Mehmeti i cili ka ndjekur nga afër atë çfarë la pas tërmeti i 26 nëntorit, ka bërë një postim prekës në profilin e tij në rrjetet sociale. Ai ka publikuar fjalët e një djali të vogël i cili humbi shtëpinë dhe bashkë me të edhe kujtimet që kishte deri më sot, ku i duhet ta nisë jetën nga e para.

“”Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë ? ” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morrën jetën shumë njerëzve”, shkruan gazetari.

POSTIMI I GAZETARIT:

“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë ? ” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morrën jetën shumë njerëzve.”Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju” .Pasi i bëra disa foto i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht ,mund ta thotë gjithkush….

loading...