“Do luftoni për brezin e ardhshëm, apo do të mbroni fantazmat?”, Yuri Kim mesazh qytetarëve ditën e nisjes së turit të Berishës…

Në një intervistë të dhënë për VOA që pritet të transmetohet mbrëmjen e sotme, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur gjërësisht për punën e saj si diplomate në Shqipëri dhe sfidat që qëndrojnë përballë saj.

Përmes një postimi në Twitter, teksa ka shpërndarë një foto nga intervista, ambasadorja ka ngritur pyetjet: Ndryshim apo ngecje? Do të luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat?

Pyetje të cilat indirekt bien mbi ish-kryeministrin Berisha, i cili ka nisur një lëvizje të brendshme në Partinë Demokratike për rikthimin e asaj që ai e quan sovraniteti i munguar i Partisë Demokratike.

Përgjigjen e këtyre pyetjeve ambasadorja preferon ta japë vetë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke thënë se është koha të shikojmë nga e ardhmja dhe këtë mund ta bëjmë së bashku.

“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Do ta bëjmë së bashku”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

ShkodraWeb Channel

“Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset.

Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë.”

Ndiqni VOA – Zëri i Amerikës sonte në mbrëmje, ora 18:00, për të parë intervistën e Ambasadores së SHBA Yuri Kim me gazetarin Armand Mero.

ShkodraWeb Channel

Open

Close