Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sport

“Do ketë edhe lëvizje…”, 23 vite pa fituar titullin, presidenti Xhaferi premton: Ky sezoni i Vllaznisë…

ShkodraWeb 30 August, 2024
alban xhaferi interviste 2024

Vllaznia synon që të rikthehet te suksesi i lavdishëm në kampionat, pas 23 vitesh mungesë. Presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi, në një intervistë për gazetaren Trevisa Tufa, në Sport News në News 24, foli për objektivat, trajnerin Brdaric, ambientin, pritshmëritë dhe shumë çështje të tjera. Xhaferi i premton tifozëve se në këtë sezon do të bëhet maksimumi për të “rrëmbyer” të gjithë trofetë e mundshëm.

Alban, është ky viti i duhur? Besoj në Shkodër je personi që i bëhet më shpesh kjo pyetje…

Në Shkodër thonë se po nuk dolëm këtë vit kampion, nuk dalim kurrë. Mua nuk më pëlqen kjo shprehje. Objektivat tonë kanë qenë të qarta, ne këtë synim kemi çdo vit. Ne nuk kemi arritur ëndrrën, i mungon qytetit. Ne nuk ndryshojmë, këtë vit duam të finalizojmë.

Kur morët drejtimin e klubit, trashëguat jo vetëm shumë borxhe, por dhe një histori të gjatë dështimesh, e shton e kaluara presion, është e vështirë të drejtosh Vllazninë?

Vllaznia është një nga brendet e mëdha-ja. Së bashku, me Tiranën dhe Partizanin, kemi bërë gjëra të mëdha. Mendoj që në Shkodër ambienti është shumë sportdashës, kërkon më të mirën, unë i kuptoj të gjithë. Ne po përpiqemi për më të mirën, në të gjitha aspektet. Mendoj që duhet të përmirësohemi. Duhet të gjithë bashkë që ta dërgojmë futbollin në nivele të larta.

Në këto vite i keni sjellë dy herë Kupën në Shkodër, a mjafton kaq, apo thjeshtë sa për të zbutur pak ambientin…

Nuk mjafton. Unë e thashë, ardhja e dy kupave është diçka pozitive, është rikthim te sukseset. Duhet bërë më shumë, paraqitjet në kupën e europës nuk kanë qenë pozitive. Duhet të punojnë më shumë klubet shqiptare që të dhurojnë përformanca pozitive në Europë.

Kjo ishte sa për të kujtuar pak momentet e bukura, më shuaj një kuriozitet, votuat sërisht pro skemës final-four?

Kam qenë ndërmjet pro-së dhe jo-së. Kam dëgjuar versionet e Federatës, edhe Duka ka mendimin e vet, i cili vlen. Nga ana tjetër edhe opinione të ndryshme. Siç thotë Duka, ky është projekt për disa vite. Një final four me emra si Tirana, Partizani apo Vllaznia e zbukuron kampionatin.

Pse jo në Shkodër Xhaferi, pse pranuat të futeshit në garë me një dizavantazh të madh, nuk është pak të sfidosh ekipet e kryeqytetit në Tiranë, psh, nuk e imagjinoj dot si do ishte një finale për titull në “Loro Boriçi”….

Mendoj që kur kemi bërë diskutime në lidhje me Final Four, unë kam thënë që disa stadiume të përfshihen në këtë skemë. Jam shprehur edhe për një model vajtje-ardhje. Mendoj se “Air Albania” është stadium modern, mund të ofrojë gjithçka. “Air Albania” është si një shtëpi e dytë për ne shkodranët.

Është ndjesia jonë që e shohim nga jashtë, apo kjo skemë nuk është se dha efektet që priteshin, psh, mund të qëlloj sërish një gjysmë finale Vllaznia-Skënderbeu, ndeshje pa interes…

Skuadra e Skënderbeut ka bërë histori të madhe. Ndoshta një Final Four pa Tiranën, Partizanin apo Vllazninë është i cunguar. Kush luan më mirë, shkon atje, kjo është pjesë e garës.

Je i kënaqur me grupin, je i kënaqur me këtë ekip që keni ndërtuar këtë sezon? Çfarë ndjesi ke personalisht?

Kemi grup djemsh të mirë. Ka mjaft bashkëpunim në të gjitha nivelet. Për mua kjo është diçka pozitive, nga ana teknike nuk mund të flas. Ka nevojë për shumë punë, është herët për të folur për rezultate, 3 pikëshi vlen gjithsesi si në fillim, fund apo mes.

Mund të ndërhyni në këto ditë të fundit, ka ndonjë kërkesë specifike Brdaric?

Jemi në kërkim të disa profileve, ne po kërkojmë një qëndërsulmues. Shumë pozicione janë plotësuar. Nuk duam të bëjmë goditje të nxituara, jemi treguar të matur.

Mqs jemi të Brdaric, një personazh shumë karizmatik, por sikur është zbutur pak këtë sezon, ka qenë më impulsiv në eksperiencën e tij të parë në Shkodër, çfarë ka ndodhur me të?

Është bërë pak më shumë shqiptar (Qesh). Përvoja e parë këtu në Shkodër e ka ndihmuar shumë. Ai ka qenë përherë falënderues për ftesën që i kemi bërë, ai ka praktikën e tij.

Më bëri përshtypje një deklaratë e ish futbollist të Vllaznisë, Albert Kaçi dhenë për Panorama Sport, gaboi Vllaznia me Brdaric, jo të gjithë më sa duket janë të kënaqur me rikthimin e tij.

E respektoj fjalën e tij, është herët për të folur. Analiza e dështimit në Europë i përket të kaluarës. Le t’ia lejmë kohës.

Po ju president keni një kërkesë specifike për të, ndonjë kusht që duhet të përmbush?

Unë e kam përkrahur që në fillim. Unë i kam dhënë dy objektiva. Normalisht, synimi është për të arritur minimalisht në kupat e Europës, natyrisht s’mund të lëmë pa përmendur edhe Kupën dhe titullin. Objektivi i dytë është dhënia e hapësirave për të rinjtë që vijnë kryesisht nga akademia. Doda, me merita është përfshirë, s’po flasim për Alivodën pasi është i promovuar.

Më bën përshtypje një detaj, në vitet e fundit keni investuar shumë, keni afruar shumë lojtarë, por nuk shohim ndonjë shitje të bujshme nga Vllaznia, siç kanë bërë ekipe si Tirana, Partizani, Egnatia, pse vjen kjo? Pse e ka të vështirë Vllaznia të shesë?

Kjo është e trashëguar, ne e kemi filluar një rrugë tashmë. Ne kemi patur kërkesa për disa lojtarë, për arsye ekonomike kemi menduar të bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Do ketë edhe lëvizje te Vllaznia.

Se mos shisni Osmanin, se ka pasur dhe oferta këtë periudhë për të, apo nuk është në shitje?

Në ekipin e futbollit, gjithçka është në shitje.

Ylli i ekipit mbetet Bekim Balaj, u shpall një vit më parë golashënuesi më i mirë, sërish po realizon madje dhe super gola, duket sikur gjithçka rrotullohet rreth Balajt. E bën kjo Vllazninë më të lexueshme?

Përveç eksperiencës dhe emrit, Balaj është model jashtë fushe. Rëndësi ka që shpërndan eksperiencën e tij, ai tregon më të mirën. Futbolli është lojë me 11 lojtarë, nuk është Balaj.

Katër pikë në dy ndeshje, je i kënaqur nga ky fillim sezoni?

Do doja 6 pikë, por edhe me 4 pikë jam i kënaqur.

Këtë javë luani në transfertë përballë Skënderbeut, e kam pak të vështirë në fakt të të pyes se çfarë pret nga kjo transfertë, si do të shkoi duket sikur ka shumë kohë për të rikuperuar….

Ne shkojmë për rezultat pozitiv, e vlerësojmë në maksimum si rival. Skënderbeu ka bërë ekip, kemi kënaqësinë që luajmë në Korçë.

A është Egnatia rivali për tu mundur? Kë sheh si rivalin më të fortë të Vllaznisë?

Me këto dy javë kampionat, 9 skuadra kemi rivale. Të gjitha ekipet kanë kapacitet. Nuk përjashtoj asnjë skuadër nga gara.

Ku e sheh Vllazninë në fund të sezonit, ta mbyllim me atë që e hapëm, do i jepni fund mallkimit?

Në çdo vit, Vllazninë e shikoj për kampion. /News24/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 30 gusht 2024…
Artikull pas: FOTOLAJM – “Me vëllain tim…”, miliarderi Alex Soros publikon foton me kryeministrin Edi Rama në Tiranë…

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990 15 June, 2025
  • VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi 15 June, 2025
  • VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit… 15 June, 2025
  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.