“Do ju ndjek kudo që të jeni…”, Da Silva i jep “lamtumirën” Vllaznisë: Dy sezone jashtëzakonisht fantastike…

E prisnin që të ishte sërish pjesë e Vllaznisë edhe në sezonin e ri, por braziliani Da Silva ka vendosur të nisë një aventurë të re larg Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë dhe njëkohësisht është shprehur se kjo skuadër dhe ky qytet do të mbesin në mendjen dhe zemrën e tij. Ja çfarë shkruan Da Silva në postimin e bërë:


“Faleminderit Vllaznia për këto dy sezone jashtëzakonisht fantastike, absolutisht më të mirët edhe në karrierën time si person. Jam krenar të jem një nga elementet që çoi Vllazninë aty ku ajo e meritonte.

Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, presidenti, stafi dhe lojtarët.

Një falenderim special për të gjithë mbështetësit që më bënë të ndihem si në shtëpinë time, u jam mirënjohës për gjithçka! Ju tashmë keni një mbështetës të ri, do ju ndjek kudo që të jeni!”

Duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë ekipi i Partizantit, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.