ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Do ikësh me pranga në duar…”, pas Pjerin Ndreut që njoftoi padinë në gjykatë për Bashën, reagon PD…

Kreu i ri i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka paditur në gjykatë, kreun e PD, Lulzim Basha, pas akuzave së këtij të fundit për përfshirjen e Ndreut në botën e k.rimit. Basha me anë të një video-mesazhi të shpërndarë ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të rrezikshëm për jetën dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë ku më pas renditi edhe disa emra të figurave të njohura në Partinë Socialisteve, mes tyre edhe Ndreun, duke thënë se janë k.riminelë.

Mesazhi i Pjerin Ndreut

Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per ink.riminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia me qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel ink.riminimi. Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova ink.riminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se i sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres!”, shkruan Ndreu.

Ndërkohë, Partia Demokratike i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” kryebashkiakut të ri të Lezhës, Pjerin Ndreu. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, paralajmëron se Ndreu do të largohet me pranga në duar. Sipas tij, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë d.hunshëm.

Deklarata e Ivi Kasos

Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit. Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar.

Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen! Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.