Lajmi se Bashkia e Shkodrës ka vendosur që t’i besojë Alban Xhaferit rolin e donatorit te kuqeblutë, ka gëzuar opinionin sportin në qytetin verior. Prej kohësh kërkohej një emër që të merrej në mënyrë të përditshme me ecurinë e Vllaznisë, si dhe të siguronte fònde shtesë për të, përvec atyre që vinin shpesh herë me polèmika nga fondet e taksapaguesve.
Bashkia preferoi të mos privatizonte klubin, por ia kaloi atë Xhaferit, i cili ka treguar në vitet e kaluara me sponsorizimin te ekipi i basketbollit shkodran se mund ta mbulojë këtë rol.
Duket se edhe Xhaferi po e pret vetë me padurim të fillojë punën konkrete për të kthyer sa më shpejt Vllazninë në “normalitet”. Marrëveshja 5-vjeçare do t’i japë mundësinë të ndërtojë një projekt të ri të qëndrueshëm për kuqeblutë e futbollit.
“Kemi rënë dakord dhe është një marrēveshje partneriteti. Marrëveshja është bërë e mirë, po e quaj kështu se aty do të hedhim fonde shtesë për lojtarët e stafin, normalisht do të kemi akses për të vendosur. Kjo është një marrëveshje 5-vjeçare.”, shpjegoi shkurtimisht Xhaferi për RTSH akordin që ka arritur me Bashkinë e qytetit dhe që u zyrtarizua sot nga palët.