Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Djemtë në burg për vrasjen e Ramazan Mataj, babai i tyre Rustem Hasaj nga Postriba kërkon “besë”…

ShkodraWeb 15 January, 2025
ramazan mataj rustem hasaj 2025

Familja Hasaj është ngujuar në banesë nga frika e një hakmarrje nga fisi Mataj, pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin Dragoç të Shkodrës ku dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 33-vjeçarin Ramzan Mataj për nderin e së motrës.

Babai i dy të rinjve, Rustem Hasaj, deklaroi se i ka kërkuar ndjesë familjes së viktimës, duke u shprehur se nuk ka qenë në dijeni të konfliktit.

Ai theksoi se janë në kushtet e mbijetesës, pasi shtëpia e tyre është e rrënuar dhe nuk siguron dot ushqim për pjesëtarët e familjes. Rustem Hasaj deklaroi se në banesë jetojnë bashkëshortja e tij, nusja e Arjonit dhe 4 fëmijë e mitur të 29-vjeçarit.

“S’kam pas asnjë dijeni për konfliktin as mosmarrëveshje. Nuk kemi pasur mosmarrëveshje kurrë me të, as me fisin e tij, as me një në katund. Kjo më ka rënë bombë në shtëpinë time, ka ardhur e papritur. Jam babai i dy djemve të arrestuar. Sot me këtë fatkeqësi na ka ndodh të dy palëve, e kam bërë deklaratën, i kam kërkuar ndjesë familjes së viktimës, fshatit, fisit.

Sot kam nevojë për shtetin, se më ka lënë 4 fëmijë. Jemi pa shtëpi mbi kokë, jam në gjendje ekonomike shumë të dobët. Jemi 7 vetë në familje, kam gruan sëmurë, nusen e djalit dhe 4 fëmijët e djalit, që janë në kushte mbijetese. Nuk jam i zoti as t’i siguroj bukën dhe as ti marr ilaçet, as ti dërgoj në shkollë. Nuk kam të ardhura, as ndihmë prej shtetit, as pension, as rrogë. Unë jam në ngujim që pas ditën që kam marrë vesh, jam në gjendje të mjeruar nga ana e ekonomisë, i lutem shtetit dhe drejtësisë të vendosë dorën në zemër. Mos i rëntë kujt, më ka rënë mua, por të mos i bjerë njeriu tjetër”, tha Rustem Hasaj.

Në banesën e Rustem Hasajt ishte kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dedë Shullani, ku takoi edhe familjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Në deklaratën e tij, Dedë Shullani ai u shpreh se ka marrë rolin e ndërmjetësit, ndërsa po punon me dy familjet për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: RISI NË PD SHKODËR – Drejtimi i degës demokrate shkodrane i besohet një zonje nga fusha e mediave…
Artikull pasardhës: Arrihet marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve mes Izraelit dhe Hamas…

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.