Lidhur me djegien e automojetit te kryetarit Fran Frrokaj ka reaguar me nje deklarate edhe Bashkia Lezhe. Ne deklaraten e institucionit thuhet: “Automjeti i djegur Autoveturë, tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me ‘’Kontratë Huapërdorje’’ për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës. Bashkia Lezhë po pret përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies ndërsa i bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nësë ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet”. /ShkodraWeb/