NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Dje u mbyll pavijoni i Ortopedisë, sot dalin rezultatet e analizave për pjestarët e stafit…

Kanë dalë analizat për të gjithë sfatin mjekësor të pavijonit të Ortopedisë në Spitalin e Lezhës, i cili dyshohej se ishte prekur nga virusi, pasi një paciente rezultoi polizitive. Raportohet se i gjithë personeli mjekësor ka rezultuar negativ ndaj virusit korona.

Pavijoni i Ortopedisë u mbyll prej ditës së djeshme, menjëherë pas konfirmimit të një pacienteje me virus, teksa iu morën mostrat gjithë stafit mjekësor, i cili fatmirësisht nuk rezulton të jetë infektuar me virusin e rrezikshëm. /Nga Elidon NDREKA/


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media