Dje u konfirmua rasti i parë, rreziku nga meningjiti, mjekët tregojnë simptomat dhe si parandalohet…

Mjekët tregojnë shenjat dhe kujdesin që duhet treguar për të mos u infektuar nga sëmundja e meningjitit që përhapet përmes kollitjes dhe teshtimës.

Mjekja Edlira Cenko: Është sëmundje ngjitëse dhe vjen nga kontakti i ngushtë mes dy personave. Rruga kryesore e shpërndarjes është rruga ajrore nga personi i infektuar tek personi i shëndoshë. Ato inflatohet tek zvagra e hundës dhe e gojës dhe pasi kalojnë barrierat mukozale, futen në qarkullimin e gjakut deri në tru”

Më të rrezikuarit janë të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

“Kura e vetme është antibiotiku”

Meningjiti është një sëmundje virale dhe bakteriale i cili prek ata me imunitet të dobët. Sipas mjekëve shenjat e para dalluese janë temperature e lartë, të vjella dhe dobësi. Në Shqipëri dje u konfirmua rasti i parë i meningjitit.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal