VIDEO – “Djathë Veleçiku”, shembulli i një bisnesi familjar që po kalon kufijtë e Malësisë së Madhe…

Ministrja e Financave dhe Ekonimisë Anila Denaj ka qenë në Malësinë e Madhe. E shoqëruar nga kryebashkiaku Tonin Marinaj, ajo ka vizituar një sipërmarrje mjaft të njohur në prodhimin e bulmetit. “Djathë Veleçiku” është një sipërmarrje familjare e vendosur ne fshatin Hot të Malësisë së Madhe që po njeh zhvillim të pandërprerë.


Ky bisnes është një shembull padyshim pozitiv, që jo vetëm ka ndihmuar fermerët e vegjël të fshatrave të zonës të rrisin ekonomitë e tyre familjare, por edhe të krijojë produkte të veçanta e cilësore, që ndërthurrin traditën e përpunimit me shije të rafinuara nga erëza të veçanta.

Ky biznes po rritet çdo ditë me synimin të arrijë në tavolinat e konsumatorëve me markën “Made in Albania”, kjo edhe përmes granteve nga shteti. Produktet “Veleçiku” janë tashmë të preferuara jo vetëm në familjet shqiptare por edhe në lokale të njohura dhe mjaft të preferuara nga turistë të huaj e shqiptarë. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel